Gjykata rrëzon përsëri Veliajn: Gjobat ndaj  PD për protestat, të paligjshme

Gjykata rrëzon përsëri Veliajn: Gjobat ndaj PD për protestat, të paligjshme

12:34, 14/11/2019
A+ Aa A-

Gjykata shfuqizon të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Partisë Demokratike për protestat e organizuar prej saj. Konkretisht, janë shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për protestat e datës 25 Prill, 2 Maj, 11 Maj dhe 13 Maj.

Me vendimin e datës 6 Nëntor 2019, Gjykata Administrative ka konstatuar se Bashkia e Tiranës ka shkelur ligjin duke gjobitur padrejtësisht Partinë Demokratike.

Sipas gjykatës, subjekti që organizon tubimin nuk mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryejnë persona të tretë gjatë tubimi. Prandaj dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të rrëzojë të gjitha gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda muajit ku Bashkia e Tiranës ka humbur betejat ligjore në gjykatë me Partinë Demokratike. Më datë 4 Nëntor gjykata shpalli të paligjshme edhe gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës për protestën e datës 16 Shkurt 2019.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz14/11/2019 14:19

Lali Dhjeri pedofili, doren ti tek rrushi ma vendis ngadale, ai rreh si zog do ti thot dy fjale, ti teta Ajolen ma sill ne mehalle, do ta kthej prap sa ti fus ket palle!

Shto koment

Denonco