'Policia, ushtarë të Ramës'/ Gjekmarkaj: As Sadam Hyseini nuk është sjellë kështu me kurdët

'Policia, ushtarë të Ramës'/ Gjekmarkaj: As Sadam Hyseini nuk është sjellë kështu me kurdët

21:51, 12/11/2019

Të ftuar në “Real Story” në “News 24” analisti Agron Gjekmarkaj u përplas me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.

Sipas Gjekmarkajat, atë që policia ka bërë sot në Unazën e Re, as Sadam Huseini nuk e ka bërë kundër kurdëve.

Ndërsa, Mazniku deklaroi se çdokush që vë dorë ndaj policisë, ka apo nuk ka të drejtë, duhet të përgjigjet para ligjit.

Pjesë nga debati në studio:

Arbjan Mazniku: Ata protestues janë proceduar penalisht.

Agron Gjekmarkaj: Këtu kemi korrupsion për historinë e Guinnes, janë vjedhur para pa fund në atë aks rrugor.

Arbjan Mazniku: As për vlerën e asaj që do bëhet te Unaza e as për shtetin nuk kanë se çfarë të thonë.

Agron Gjekmarkaj: As Sadam Hyseini me kurdët nuk është sjellë kështu. Policia shqiptare është sjellë si ushtarë të Edi Ramës, e të ishin mobilizuar kundër kanabisit do të ishte mirë e jo ndaj popullit të Tiranës.

Arbjan Mazniku: Në çdo vend të botës, në Francë, Turqi etj nëse një person ngre dorën kundër autoritetit të shtetit, ndëshkohet. Madje, merr 10 herë më shumë ndëshkim se këtu, edhe në Gjermani e Francë.

Shikoni çfarë ndodh në Francë, ose në SHBA. Nëse ngrihet dorë ndaj institucionit të shtetit, veprohet. Në demokraci zgjidhet në mënyrë institucionale. Edhe nëse kanë të drejtë, duhet ta zgjidhin në mënyrë demokratike. Një qytetar, që është polic në këtë rast çohet nga shtëpia për të bërë detyrën e rrihet dhe kjo është e rëndë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t12/11/2019 22:19

Kujt i thote detyre ne demokraci ky soj shkerdhatash denbabaden

Shto koment

Denonco