VV-Veliajt: Ne nuk paskemi të drejtë të flasim për Tiranën? Po Rama pse flet me serbët për Kosovën?

VV-Veliajt: Ne nuk paskemi të drejtë të flasim për Tiranën? Po Rama pse flet me serbët për Kosovën?

19:47, 12/11/2019
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë janë përplasur ditën e sotme me deklarata me njëra-tjetrën në lidhje me dhunën shtetërore në zonën e ‘Astirit’.

Më herët Lëvizja Vetëvendosje kishte dënuar dhunën.

‘Dhuna sistemike mori sot formën e dhunës direkte te Astiri

Korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të “Unazës së Re”. Një shtet i së drejtës nuk ndërtohet përmes një pushteti arbitrar me dhunë strukturore e direkte ndaj qytetarëve. Çështja e pronave në zonën e “Astirit” duhet të zgjidhet duke përdorur një standard të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët.’-shkruante ndër të tjera Vetvendosje në Tiranë. ‘

Ndërsa Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Lëvizjes Vetvendosje në Tiranës të mos merret me punët që nuk i takojnë, pasi ajo është votuar vetëm në Kosovë.

‘Bashkia e Tiranës është thellësisht e keqardhur për degradimin e rëndë në të cilin ka përfunduar Lëvizja Vetëvendosja dega Tiranë, e cila sot ndërhyri në punët e brendshme të qytetit për një projekt lokal, por jetik për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Unaza e Madhe është projekt 30 vjeçar, nuk i shërben qeverisë, por ndërtohet për të mirën e qytetarëve të saj, që kërkojnë të venë në punë, shkolla e spitale të pa penguar me muaj të tërë nga një grup dhunuesish.

Ne dimë se Vetëvendosja është votuar të qeverisë Kosovën dhe jo të bëjë djalin e Fahriut apo suflerin e Orjolës në Tiranë. Nëse Vetëvendosja kërkon të marrë votat e një PD-je të degraduar, kjo nuk bëhet duke e imituar atë, por duke treguar se bën tjetër lloj politike! –shruante ndër të tjera Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë që Enis Sulstarova, kryetar i Bordit Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i përgjigjet Veliaj se nëse ‘Ne nuk paskemi të drejtë të flasim per Tiranën? Po Rama pse flet me serbët për Kosovën’

‘Bashkiakët ankohen se Lëvizja “ndërhyri në punët e brendshme të qytetit”. Është e papranueshme kjo shprehje, të ankohesh se pse qytetarët shprehin shqetësim për çështjet e qytetit të tyre. Anëtarët e bordit të Qendrës sonë, si edhe shumica dërrmuese e aktivistëve, janë shtetas të Shqipërisë, pjesa më e madhe votues e banorë të Tiranës. Megjithatë, mendojmë se jemi në të drejtën tonë kur shprehemi për çështjet e Tiranës, siç është kushdo që ia do të mirën kryeqytetit. Por duhet shtruar seriozisht pyetja se a është në të drejtën e vet kryetari i partisë që drejton bashkinë e Tiranës, kur merret vesh me Vuçiçin për “marrëveshje rajonale", në emër edhe të Kosovës?

Nuk shkon kështu, këta na thonë se shqiptari s’paska të drejtë të flasë për Tiranën, kur po të njëjtët ftojnë serbët të flasin për Kosovën, pa Kosovën.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë e fton Bashkinë e Tiranës të mos i marrë kritikat si personale, por si institucionale. Në Republikën e Shqipërisë ne jemi të regjistruar si organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, dhe është shenjë katastrofale kur një forcë politike e cila tashmë qeveris pa opozitë institucionale në nivel qendror e lokal, shënjestron dhe përpiqet t’ia mbyllë gojën edhe organizatave joqeveritare që nuk ia ndjekin avazin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri për çështjet kombëtare do të kërkojë vazhdimisht bashkëpunimin me faktorët politikë, qofshin ata në qeveri apo opozitë. Njëherazi, do të denoncojmë politikat që i shohim si të gabuara. Ne do të jemi të rreshtuar jo pas ndonjë partie, por pas ideve për zhvillim ekonomik, demokraci qytetare e të drejta njerëzore.’

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri12/11/2019 20:03

I lumte Vete Vendosjes,po kujdes mos harroni se i prishni qefin edhe Lulit!

Shto koment

Denonco