Prokurorja përgënjeshtron lajmin që dosja e Bashës të ketë shkuar në gjykatë

Prokurorja përgënjeshtron lajmin që dosja e Bashës të ketë shkuar në gjykatë

20:45, 08/11/2019
A+ Aa A-

Nuë nga prokuroret që është marrë me çështjen në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mohuar që dosja sikundër u përfol sot në media, të ketë shkuar në gjykatë.

Elisabeta Imeraj ka mohuar një fakt të tillë, çka e bën edhe më të dyshimte rastin.

Imeraj u përfol sot se nuk kishte firmosur padinë e ngritur nga Prokuroria në ngarkim të Bashës, pasi kjo e fundit ndodhej në regjim spital.

Ndërkohë që dosja është firmosur vetëm nga dy prokurorë, respektivisht Ervis Karanxha dhe Gjergji Tako, ndërkohë që prokurori i tretë Kol Hysenaj, nuk ka pranuar ta firmosë.

Dosja në ngarkim të Bashës përfundoi nga 'Pastrim Parash' në akuza qesharake si 'Falsifikim dokumentesh', ndërkohë që thuhet se midis prokurorëve ka pasur një debat të ashpër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco