Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO-DENONCIMI/ Qytetarët shkojnë në burg, por deputeti i Ramës bën katin e 13 pa leje mbi 12-in e pestë pa leje!

FOTO-DENONCIMI/ Qytetarët shkojnë në burg, por deputeti i Ramës bën katin e 13 pa leje mbi 12-in e pestë pa leje!

18:10, 08/11/2019
A+ Aa A-

Të ishte një qytetar i thjeshtë tani do të ishte duke u përballur korridoreve të drejtësisë, por kur bëhet fjala për deputetët të mazhorancës, askush nuk reagon.

Anëtari i Kryesisë së PD dhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në selinë blu, Jamarbër Malltezi, ka publikuar në Facebook një seri fotosh që provojnë se ligji në dorën e Ramës nuk mund të godasë mbi deputetin Sadri Abazi.

Ky i fundit, sipas Malltezit, ka ngritur kate pa leje, ka bërë ndërtim të paligjshëm 6-katësh në Tiranë, ndërsa ky fenomen është kryer edhe në autostradën Tiranë-Durrës.

“Me këto foto që tregojnë se çfarë domethënie ka ligji për ligjvënësin socialist Sadri dhe shefin e tij të KÇK-së, ju uroj fundjavë të mbarë! I paparë Sadriu: bën katin e 13 pa leje mbi 12-in e pestë pa leje!!! Dashnor i drejtësisë është bashkë me tualetin dhe shefin e KÇK që burgosin hallexhinj pse riparon çatinë pa u kollit tek tualetet në pushtet”, shkruan Malltezi në denoncimin e tij.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Arberi 11/11/2019 02:39

    Ky Fantomasi rilindjes eshte bisnesmeni madh i ka leket me djerse e bythes

    Shto koment

    Denonco