'Asnjë hetim për 178 milionë eurot që po përlan Rama-Ahmetaj-Zoto përmes tre inceneratorëve të paçertifikuar'

'Asnjë hetim për 178 milionë eurot që po përlan Rama-Ahmetaj-Zoto përmes tre inceneratorëve të paçertifikuar'

19:59, 05/11/2019
A+ Aa A-

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje të publikut skandalin që lidhet me ndërtimin e tre inceneratorëve në vend dhe për të cilët opozita jo në pak raste ka bërë thirrje për rishikimin e tyre.

Teksa e konsideron një vjedhje të hapur dhe një aferë të pastër mes kryeministrit Edi Rama, ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe biznesmenit Klodian Zoto, Malltezi një krahasim.

Në një postim në Facebook, Malltezi shprehet se Bashkimi Evropian para 18 tetorit akordoi për Shqipërinë, kryesisht për Implementimin e Reformës në Drejtësi, shumën prej 94 milion euro. Kjo shumë u nda në disa pjesë me qëllim që të shërbente për disa sektorë.

Reforma e sistemit gjyqësor mori pjesën më të madhe të fondeve nga marrëveshja IPA (Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit, 2018); 42 milionë euro (rreth 45% e totalit). 24.1 milionë euro, nga ana tjetër, do të mbështesin trajtimin e ujërave të ndotura dhe përmirësimin e burimeve ujore në mënyrë që të jenë në gjendje të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe territor, si dhe në turizëm.

Por zyrtari i selisë blu shprehet se, askush nuk ka thënë asnjë fjalë për 178 milionë euro të cilat sipas tij qeveria Rama po i përlan përmes 3 inceneratorëve dhe në dhunim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Image

Partia Demokratike e ka akuzuar ish ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kryeministrin Edi Rama se janë ‘koka të mafias së plehrave”.

Sipas saj, përmes kapjes së prokurorisë, këto çështje do të kalojnë në heshtje. Ndërkohë është kërkuar disa herë nisja e hetimeve...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco