Lajmi i fundit

Kalaja-Policisë: Po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës! Protesta e radhës të martën ora 11:00

Berisha: Samiti i Studentëve nga Edvin Mafia - 'de facto' Kongresi i freshistëve

Berisha: Samiti i Studentëve nga Edvin Mafia - 'de facto' Kongresi i freshistëve

12:12, 05/11/2019
A+ Aa A-

I ashtuquajturi Samiti i Studentëve, që po organizohet nga qeveria, duket se nuk është tjetër gjë përveçse Kongresi VIII i Forumit Rinor Eurosocialist. I gjithë organizimi i tij nga ministrat e qeverisë Rama,  prezantimi në faqen zyrtare e dëshmojnë këtë manipulim, shtuar kësaj thirrjes me imponim të të rinjve për të aplikuar në të.

Ish-kryeministri Sali Berisha e denoncoi sot këtë organizim duke shkruar në Fb: “Me paratë e takspaguesve do të mbahet Samiti i Studentëve, de facto Kongresi i 8 i FRESSH-it! Edvin Mafia, armiku i studentëve, me narkoministrat e tij, po organizon Samitin e Studentëve (Kongresin e freshistëve grevëthyes) për të përçarë studentët! Lexoni denoncimin e studentit dixhital,” nënvizon Berisha.  

Përshëndetje

Po ju drejtohen për problematikën e studentëve.

Sot është lançuar një platformë e re për të bërë një samit brenda muajit për t’i hedhur hi syve studentëve.

Ata po imponohen të hyjnë në samit për të treguar se kanë fuqinë e tyre.

Po ndërhyhet në universitete për të shpërndarë linkun.

Deputetët po ushtrojnë presion të rëndë, kanë filluar që sot.

Ju lutem merreni seriozisht. Ky samit duhet degjeneruar se nuk përfaqëson asgjë për studentët, veç sufllaqeve të qelbura të komunistëve.

Ja skandali tjetër. Një faqe publike ministrie përdoret për këtë degradim.

Flisni ju lutem se janë duke u imponuar në universitete.

Flisni zoti Berisha, se ky është një skandal - që psiqiku do të hyjë tek studentët duke i manipuluar në samite. Duhet sabotuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco