Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta mesazh të koduar për Ramën: Zaevi dha dorëheqjen, edhe ne duhet të kemi reflektim

Meta mesazh të koduar për Ramën: Zaevi dha dorëheqjen, edhe ne duhet të kemi reflektim

14:30, 26/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar që në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovkski, ti përcjellë edhe një mesazh të koduar kryeministrit Rama.

Meta e cilësoi pjekuri vendimin e Zaevit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pas mos marrjes së negociatave duke lënë të kuptohet se edhe Rama duhet ta bëjë një gjë të tillë.

“Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim.

Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet kritike, Francë, Holandë, Danimarkë, Spanjë, etj. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë.

Nuk mjafton të themi Franca ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, nëse ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, sa i takon krimit, azilkërkuesve.

Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme, në mënyrë që këto shqetësime të shuhen në javët e muajt në vijim.

Dhe të bëjmë të qartë që ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër dhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër, është e papranueshme dhe është e padobishme”, tha Meta.

Njoftimi i presidencës për vizitën e Stevo Pendarovskit në Tiranë

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh. T. Z. Stevo Pendarovski zhvilloi sot një vizitë shtetërore në vendin tonë.

Pas pritjes ceremoniale në Pallatin e Brigadave dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas, kryesuan bisedimet mes dy delegacioneve respektive ku ndanë të njëjtin vlerësim se integrimi europian është e vetmja alternativë  për rajonin.“Çdo ide tjetër nuk përfaqëson vullnetin e popujve tanë.’ – vuri në dukje Presidenti Meta.

 “Mungesa e konsensusit për çeljen e negociatave më 18 tetor nuk duhet të na dekurajojë. Përkundrazi, duhet të nxisë vijimin e reformave me rezultate të prekshme për qytetarët e vendeve tona.’, - theksoi Presidenti Meta.

Në përfundim të takimeve zyrtare, të dy Presidentët dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Deklarata e plotë e Presidentit Meta:

 “Mirë se keni ardhur në këtë konferencë shtypi me rastin e vizitës së parë zyrtare të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh. T. Z. Stevo Pendarovski në vendin tonë.

Dua të shpreh një kënaqësi të veçantë për këtë vizitë të parë të Presidentit Pendarovski, pasi jam i sigurt që do t’ijapë një dimension të rimarrëdhënieve midis dy vendeve tona, ashtu sikurse është një fakt për t’u përshëndetur se zgjedhja e tij si President i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dhënë një dimension tjetër marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, duke kontribuar për forcimin e bashkëjetesës dhe të mirëbesimit atje, qëështë shumë e rëndësishme për të ardhmen europiane të këtij vendi, por edhe për forcimin e mëtejshëm e të pandërprerë të fqinjësisë midis dy vendeve tona.

Njëkohësisht është kënaqësi e veçantë që të shohim se pas Marrëveshjes Historike të Prespës, mjaft e rëndsishme për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të të gjithë rajonit tonë, se Maqedonia e Veriut po ecën e sigurt drejt anëtarësimit në NATO.

Dhe për ne është kënaqësi që kemi treguar dhe tregojmë gjithmonë mbështetjen tonë të sinqertë për këtë vlerë të shtuar të Aleancës, aq më tepër në këtë rajon që ka nevojë të forcojë edhe më tej parametrat e tij të sigurisë.

Njëkohësisht dua të shpreh kënaqësinë për angazhimin e Presidentit si dhe të institucioneve të këtij vendi fqinj për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që parashikohen nga Marrëveshja e Ohrit, pasi kjo sigurisht është tepër e rëndësishme në të gjitha aspektet, jo vetëm në forcimin e bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut, por edhe të vetë perspektivës europiane të këtij vendi, të marrëdhënieve tona dhe të gjithë rajonit.

Ashtu sikurse e kam siguruar për përkushtimin tim, por edhe tonin për integrimin gjithnjë e më të plotë të pakicës maqedonase në vendin tonë, që përfaqësohet me një komunitet të mrekullueshëm ku ne do të ndërmarrim të gjitha angazhimet e duhura për të ruajtur e forcuar edhe më tej identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.

Natyrisht që nuk jemi të lumtur për zhvillimet e fundit lidhur me perspektivën e çeljes së negociatave për të dy vendet tona, por është tepër e qartë se ndajmë një qëndrim të përbashkët se e vetmja rrugë dhe e vetmja alternativë e pakonkurueshme nga çdo ide tjetër për të dyja vendet tona, por edhe për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Dhe në këtë drejtim ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm, por edhe në atë të bashkëpunimit tonë dhe tëbashkëpunimit edhe me vetë Bashkimin Europian në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvilime pozitive në këtë drejtim.

Çdo ide tjetër do të ishte e papranueshme për një rajon qëështë aq jetik për të ardhmen e vetë kontinentit dhe aq më tepër që sot është i rrethuar, edhe gjeografikisht nga vetë Bashkimi Europian.

Përsa i takon vendit tonë, jam i sigurt se do të na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më të besueshëm, dhe për këtë besoj se platforma më e mirë e reagimit dhe e reflektimit drejt zhvillimeve më pozitive në raport me BE-në, mbetet pikërisht platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman, për të cilën kërkohet një konsensus dhe një lexim realist dhe i përbashkët nga të gjitha palët në vendin tonë.

Dhe së fundmi, në mënyrë që t’ia jap fjalën Presidentit Pendarovski të parashtrojë idetë dhe mendimet e tij, kemi diskutuar për gjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe akoma dhe më shumë, ën të gjitha aspektet më konkrete, sidomos për përmirësimin e ndërlidhjes mes vendeve tona përsa i takon infrastrukturës, në mënyrë të veçantë asaj hekurudhore qëështë një domosdoshmëri, por edhe në fushën e energjsë dhe në shumë fusha të tjera.

Një tjetër shqetësim dhe angazhim i përbashkët i yni është që intensifikojmë marrëdhëniet midis të rinjve në të dyja vendet, por edhe në të gjithë rajonin tonë, në mënyrë që japim mesazhe sa më pozitive, jo vetëm të bashkëjetesës e të bashkëpunimit të të rinjve në këtë rajon, por edhe të së ardhmes së tyre të sigur në vendet tona që të dekurajojmë çdo tendencë apo çdo trend për t’u larguar nga vendet tona drejtvendeve më të zhvilluara për kushte më të mira.

Sepse ky është një rajon që ka një potencial të madh për t’u zhvilluar edhe më shpejt dhe në mënyrë më të qëndrueshme dhe nuk mund ta realizojë potencialin e tij pa inkurajuar të rinjtë që të qëndrojnë, të kenë më shumë vetëbesim dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin edhe më shumë.

Edhe njëherë e falënderoj Presidentin Pendarovski për këtë vizitë dhe për atë frymë të sinqertë bashkëpunimi midis dy vendeve tona që ai rrezaton në mënyrë të qëndrueshme!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/10/2019 16:03

Z. Meta! Boll me kode mafioze! Boll me lorja fjalesh dhe bodylanguage! Po te ishe burre, i ndershem dhe patriot i vertete, paralelisht me dorezimin e mandateve te deputeteve te opozites edhe ti duhej te jepje doreheqjen. Ti je produkt i regjimit te Rames! Asnje nga dekretet e tua nuk i pjerdh as parlamenti dhe as vete Rama, biles edhe Sipopicka ka filluar te tall zogun me ty, duke te quajtur Baba Xhikja!!! Perse rri akoma aty si mullar ne Presidence? Duhej ti bashkoheshe edhe ti aksionit opozitar, sepse as unitetin e kombit nuk e ruajte dot, pasi popullin e ke te ndare me dysh!!!! Ti sikur do vrisje edhe veten si Alende!!!!!! Cfare karagjozesh qe ka politika shqiptare????!!!! Votohuni direkt ne popull dhe do ta shikoni se sa ju vlen lekura!!!! Boll u fshehet pas listave dhe pas marreveshje hajdutesh!!!!

Shto koment

Denonco