Nëse nesër ka zgjedhje, çfarë do të bëjë opozita?/ Ja çfarë përgjigje jep Lulzim Basha

Nëse nesër ka zgjedhje, çfarë do të bëjë opozita?/ Ja çfarë përgjigje jep Lulzim Basha

10:19, 26/10/2019
A+ Aa A-

Gjatë një interviste për gazetën ‘Mapo’ kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur edhe nëse opozita është e gatshme, që të hyjë në zgjedhje të parakohshme që ditën e nesërme.

Sipas Bashës opozita është e gatshme për zgjedhje të parakohshme kurdo që të zhvillohen ato, por duke pasur të njëjtin kusht që është vënë që nga 16 shkurti i këtij viti kur, braktisën parlamentin.

Pjesëmarrja në farsën e 30 qershorit nuk kishte lidhje me gatishmërinë tonë për zgjedhje, por me standardet që i ofroheshin qytetarëve. Ne kemi qenë gati për të marrë pjesë në zgjedhje nëse ato do të kishin garancitë minimale për të siguruar votën e lirë, të fshehtë, të pandikuar, të pakërcënuar e të pashantazhuar të qytetarëve shqiptarë.

Por, siç e tha dhe ODIHR, 30 qershori nuk kishte lidhje me qytetarët shqiptarë dhe interesat e tyre. Çdokush e pa se si edhe kur vetë kandiduan, vetë votuan, vetë numëruan, Edi Rama dhe veglat e tij, prapë abuzuan dhe tjetërsuan çdo hap të procesit. Ajo që ne kemi kërkuar prej ditës së pare, kanë qenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, garantimi i votës.

Sot kemi në krahun tonë edhe aleatët perëndimorë. Por përpara 30 Qershorit, ne nuk kishim një dokument të Bundestagut që njihte krizën politike dhe që kërkonte zgjidhjen e saj, nëpërmjet një reforme elektorale që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Thelbi i kërkesës kryesore të opozitës janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje që nesër me të njëjtin kusht që kemi pasur prej 16 Shkurtit- garantimin e lirisë së votës për shqiptarët. Këtë duhet ta bëjë një qeveri kujdestare, që ka vullnetin për të përmbushur rekomandimet e ODIHR dhe kushtet e Bundestagut’, ka deklaruar Basha për këtë dilemë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/10/2019 13:25

I nderuar Z. Basha! Shume mire po beni qe i beni thirrje te gjitheve qe t'i bashkohen PD. Por te lutem kujdes! Mos e beni sic e beri Edi Rama nen thirrjen e Mustafa Nanos: "Te bashkohen te gjithe qelbesirat!" Lerini te larguarit, mos iu bej thirrje. Demokratet e vertete dhe te ndershem mblidhen vete, nuk kane nevoje per thirrje dhe lutje! Ta them hapur dhe me zemer. sepse e dua PD pa interes qe kur eshte themeluar edhe me firmen time si ish-student i Dhjetorit 1990. Ka ikur koha e atyre emrave te larguar dhe interesaxhinj, sepse ata nuk e kane dashur kurre PD me sinqeritet, ata nuk kane patur dhe nuk kane me elektorat personal. Votat i kane marre vetem nga emri i PD. Ata per aq sa ishin ne pushtet hengren dhe u ngopen per veten e tyre dhe asgje nuk bene per votuesit dhe popullin, ata i harruan dhe i mashtruan votuesit e tyre, ndryshe PD nuk do ta kishe humbur kurre pushtetin ne 2013. Ata tani jane thjesht ish-figurina, qe brezi i ri sot as nuk i ka degjuar dhe as nuk i njeh me se cilet jane. Ata kane qene dhe jane thjesht hijena te PD. Ata po te jene vertete demokrate te ndershem dhe e duan PD qe i pasuroi aq shume, le te kontribuojne fuqishem aty ku jane, pa interes, pa iu bere thirrje. Lerini te largurit, te harruarit dhe te mbaruarit! Hapeni PD! Hapini rrugen intelektualeve te ndershem, te afte, patriote, te paperfolur dhe te paperlyer, hapuni rrugen atyre qe ata "te larguarit", ish-et e PD-se, nuk i linin te afroheshin ne PD, sepse i shihnin si rivale. Keshtu do te fitohet me teper besim tek JU dhe PD-ja. Shpresa vdes e fundit! Besoj se ka akoma shprese qe Shqiperia mund te behet! Ta them une se si ringjallet shpresa, fitohet besimi tek PD dhe bindet elektorati GRI, elektorati intelektual qe eshte gati 20% e votuesve, sepse militantet dihet qe jane votues me zemer, te perhershem dhe besnike te cdo partie, te cilet duhet te respektohen dhe vleresohen, por ka edhe shume servila partish, qe te tradhetojne paturpesisht sipas interesave te tyre personale. Te afrohet dhe te bindet elektorati GRI, qe votojme me mendje, me llogjike dhe me tru. Ata jane ata votues qe bejme nje analize te thelle perpara se te votojme dhe per ke te votojme. Ketij elektorati GRI, vertete iu dhimbset demokracia, iu dhimbset Shqiperia! Ata e duan Shqiperine sa me shpejt anetare dinjitoze ne BE! Ata nuk e votojne PD dhe Lulzim Bashen, por duke votuar PD-ne, ata votojne per veten e tyre, per te ardhmen e femijeve te tyre dhe per nje Shqiperi anetare dinjitoze ne BE dhe jo lypsare e BE! Ja se si ringjallet shpresa dhe te gjithe te binden qe te votojme me bindje Partine Demokratike dhe te besojme se Shqiperia do te behet: 1. Partia te jete vertete parti demokratike, jo nga emri, por te kete demokraci te brendshme, fjale te lire, te kete fraksione mendimesh dhe idesh. 2. Te ftohen te gjithe intelektualet e ndershem, profesore dhe teknicine te papaerfshire deri tani ne politike. Atyre bejuni thirrje te pareve dhe jo "te larguarve". 3. Te sanksionohet ne statut qe Partia ta kete kryetarin dhe antaret e kryesise qendrore me statut jo me teper se dy mandate 4 vjecare, dhe cdo vendim te merret me kolegjialitet, ku vota e kryetarit te kete vetem vleren 2, ne krahasim me anetaret e kryesise. 4. Kandidatet per deputete dhe kryetare bashkish te zgjidhen me PRIMARE, pa manipulime dhe sa me shpejt qe te jete e mundur. 5. Sistemi Zgjedhor te jete Proporcional Kombetar i Paster dhe me Lista te Hapura 6. Administratat zgjedhore te jene te depolitizuara totalisht qe nga baza dhe deri tek KQZ. Te jene juriste, avokate, notere, profesore, kryesisht femra, me status te vecante dhe te perhershem sic jane jurite e gjykatave amerikane dhe te pergjigjen perpara nje ligji te rrepte ne rast abuzimesh. 7. Numerimi i fleteve te votimit te behet vetem neper qendrat e votimit dhe jo te grumbullohen neper KZAZ. Kjo e shkurton maksimalisht kohen e numerimit te fleteve te votimit dhe nxjerrjen e rezultatit brenda 3 oresh. Vetem keshtu krijohet nje besim i patundur tek Partia Demokratike dhe e votojme ate me bindje te plote dhe me besim. Shpresoj qe idete e mia te shumta qe kam dhene me sinqeritet dhe dashuri per Shqiperine dhe PD te degjohen me seriozitet dhe te gjejne zbatim sa me shpejt. Koha nuk pret! FITORE!

Shto koment

Denonco