Kadare nga Seuli: Ka një vijë që letërsia s'duhet ta kalojë, por Peter Handke e kaloi atë!

Kadare nga Seuli: Ka një vijë që letërsia s'duhet ta kalojë, por Peter Handke e kaloi atë!

07:29, 24/10/2019
A+ Aa A-

Seul, 23 tetor 2019 – Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare tha të mërkurën në Seul të Koresë së Jugut se ishte i lumtur që nderohej me çmimin prestigjioz Pak Kyong-ni për vitin 2019. Çmimi do t’i dorëzohet shkrimtarit më 26 tetor në qytetin Wonju me një ceremoni të veçantë.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve jugkoreanë në Qendrën e Shtypit në Seul, Ismail Kadare tha se “Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të izoluara në Evropë, një vend komunist nën diktaturë.”

Por, shtoi ai, Tiranën e ndan vetëm një distancë e shkurtër nga Italia dhe “njerëzit mund ta ndienin ndikimin e botës perëndimore. E megjithatë, ata bënin sikur një ndikim i tillë nuk ekzistonte. Ishte e ndaluar të flisje se sa afër ishte bota perëndimore.”

“Shumica e shkrimtarëve në atë kohë ishin të censuruar nga qeveria. Në Kushtetutë thuhej se nuk mund të shprehje mendime nëse ato ishin kundër regjimit. Shumë nga shkrimtarët ishin në situata të rrezikshme dhe disa u burgosën. Jeta ime është vetëm njëra nga ato mijëra raste,” tha shkrimtari Kadare.

Ai foli për frymën universale të letërsisë dhe tha se edhe në Shqipërinë dikur të izoluar njerëzit megjithatë dinin për Korenë dhe për realitetin e dyfishtë të popullit korean.

Pastaj shkrimtari iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke folur për fituesin e Nobelit në letërsi për vitin 2019, shkrimtarin Peter Handke, i cili u bë objekt debatesh për lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, Ismail Kadare tha se është dakord me mendimin e shumë kritikëve të tjerë. Akademia Suedeze nuk duhet t’ia kishte dhënë çmimin Handkes, tha ai.

“E njoh personalisht Handken dhe kam ngrënë drekë me të disa herë. Mendoj se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e kaloi atë. Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë,” tha Kadare.

Ai tha se ka qenë vetë viktimë e censurës dhe shtypjes së qeverisë dhe se kjo mund ta ketë bërë të jetë kaq i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.

Çmimi Pak Kyong-ni do t’i dorëzohet Ismail Kadaresë më 26 tetor në qytetin Wonju të provincës Gangwon.

Ky është çmimi i vetëm ndërkombëtar letrar që Koreja e Jugut u jep shkrimtarëve./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/10/2019 09:16

Kush flet? Ai e ka kaluar me deklarata, me llafe, ndërsa ti e ke kaluar me vepra, ke qenë zv.krykar i frontit dhjemokratik, zëvëndësi i nexhmijes së zezë. Ti ke internuar, ke shkatërruar familjen e atij djaloshit që guxoi të dashurohet me atë putanën bijën tënde, sot ambasadore e "rishkërdhjes". Ndoqe shembëllin e komshiut mikut tënd diktator, i cili e çoi në vdekje Asllan Rusin e madh sepse u dashurua me bijën e tij. Jeni si dy pika uji ti me enverin, ndërsa sot ti i shërben si laper këtij diktatorit të ri edver drama. Rracë komunistësh.

Shtetrrumpalle 24/10/2019 08:23

Pra torturat cjnerezore te nxitura nga nje letrar, i lejonte ajo kushtetuta e regjimit komunist, dhe ishin brenda vijes te “letersise” tende. Monster komuniste

xj24/10/2019 08:06

adhuruesi i enver hoxhes shan adhuruesin e miloshevicit

Martin 24/10/2019 07:50

Po I Kadareja vete e ka kaluar ndonjehere vijen e kuqe?! Besoj se po. Dikur ne vitin 1990 I etiketoi ata qe u futen ne ambasadat e huaja ne Shqiperi si ‘jashteqitja e kombit’ (dmth ‘female’)...

Shto koment

Denonco