Skandali me ‘Tigrat 1 dhe 3’ në Vlorë/ Ferrunaj: Grabitqarët që po zhvatin 70 milionë euro, Balluku, Verdho e Elezi, përgjegjës

09:59, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambientalisti Lavdosh Ferunaj ka vijuar me denoncimet ndaj TEC-eve në Vlorë, të ashtuquajturit ‘Tigrat 1 dhe 3, të cilët prej vitesh ndodhen tashmë në qytet, megjithëse "flenë gjumë".

Pavarëisht se hasën në gardhin e Policisë, e cila nuk i lejoi të futeshin brenda aktivistët marshuan kundër TEC-eve që sipas tyre po rëndojnë buxhetin dhe taksapaguesit shqiptarë.

Në fjalën e tij, Ferrunaj tha se ‘Tigrat 1 dhe 3’ janë grabitqarët që po zhvatin 70 milionë euro, në një kohë kur këto miliona euro mund të ishin një shpëtim për sistemin shëndetësor duke u investuar në spitale, apo mund të përdoreshin për t'u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, siç janë pensionistët.

Në vend të këtyre investimeve jetike, paratë duket se po avullojnë në një skemë që ngre dyshime të forta mbi abuzimin me taksat e qytetarëve.

Jemi këtu, përpara tigrit një dhe tigrit tre. Janë këto tigrat që tashmë janë në Vlorë, po flenë gjumë, po duke fjetur marrin shumë para. Kanë marrë shumë para deri tani, mbi 70 milionë euro. Ato 70 milionë euro po t'i shpërndaheshin këtyre policëve, do të kishin të gjithë një uniformë shumë më të mirë, edhe verore tani ndoshta.

Dhe shumë gjëra të tjera, mund të ndihmoheshin pensionistët, spitalet. Po këto janë vjedhje e pastër. Kanë ardhur nga Bangladeshi. Përgjegjësit kryesorë janë balluku, Ergys Verdho që i ka marrë në dorëzim, Erald Elezi që i ka marrë në dorëzim edhe kur s’punonin.

SPAK po heton për këtë gjë. Policia të na krijojë mundësinë të hyjmë brenda, dhe njerëzit që si kanë parë tigrat më grabittqarë të vijnë ti shohin, gardhi i sigurisë është më tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco