Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

‘Dhërmiu pa drita'/ Pushuesit shpërthejnë kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen

‘Dhërmiu pa drita'/ Pushuesit shpërthejnë kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen

11:16, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin e pushuesve në Dhërmi, ku në kulmin e sezonit turistik, fiken dritat.

Përmes një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale, bashkangjitur edhe një video ku shihet Dhërmiu në errësirë të plotë mbrëmjen e kaluar, Berisha shkruan se kjo situatë ka sjellë edhe thirrjet e pushuesve në kor, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Këta të fundit dëgjohen në sfond me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen’, teksa ndezin dritat e celularëve, në shenjë proteste ndaj asaj që po ndodh në një nga zonat më të frekuentuara të turizmit në vend, Dhërmiun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco