Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

27 Qershori/ Zhupa: Kujtesë, dinjitet dhe drejtësi për shqiptarët e Çamërisë

27 Qershori/ Zhupa: Kujtesë, dinjitet dhe drejtësi për shqiptarët e Çamërisë

11:24, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka përkujtuar 27 Qershorin, Ditën e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë, duke theksuar se Çamëria nuk është vetëm një kujtesë historike, por një amanet kombëtar.

Zhupa kërkoi që institucionet shqiptare të zbatojnë aktet e miratuara nga Kuvendi për çështjen çame dhe të mbajnë gjallë të vërtetën historike e kujtesën për viktimat.

Ajo theksoi se Shqipëria duhet ta mbrojë me më shumë vendosmëri çështjen çame në çdo forum ndërkombëtar, duke kërkuar drejtësi për viktimat, njohjen e së vërtetës historike dhe respektimin e të drejtave të mohuara.

Reagimi:

27 Qershori, Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë. 

Çamëria nuk është vetëm një kujtesë historike, por një amanet kombëtar që na detyron të mos harrojmë kurrë të vërtetën dhe të kërkojmë me dinjitet njohjen e saj.

Përulemi me nderim para kujtimit të mijëra viktimave të masakrave dhe spastrimit etnik që nisën më 27 qershor 1944. Mbi 35 mijë shqiptarë u dëbuan nga trojet e tyre, mijëra u vranë ose humbën jetën nga vuajtjet, ndërsa mijëra shtëpi u dogjën. Kjo plagë e historisë nuk duhet të harrohet.

Është detyrim i institucioneve të zbatojnë aktet që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar për këtë çështje dhe të mbajnë gjallë të vërtetën historike e kujtesën për viktimat. Shqipëria duhet ta mbrojë me më shumë vendosmëri çështjen çame në çdo forum ndërkombëtar, duke kërkuar të vërtetën historike, drejtësinë për viktimat dhe respektimin e të drejtave të mohuara. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco