Reforma zgjedhore, opozita: Nesër në PD mblidhet grupi i punës

Reforma zgjedhore, opozita: Nesër në PD mblidhet grupi i punës

16:04, 23/10/2019
A+ Aa A-

Opozita e bashkuar është e angazhuar për reformën zgjedhore.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është përgjigjur mazhorancës, që nesër mbledh një tryezë.

Bardhi bën të ditur, se opozita do të mbledhë nesër grupin e punës në selinë e PD.

‘Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tone për Reformën.

Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore’, bën të ditur Gazmend Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco