'PD përdori fëmijët'/ Bardhi - Lleshit: Nuk e kupton qëndresën e qytetarëve, jeton në shtëpi të padeklaruara

'PD përdori fëmijët'/ Bardhi - Lleshit: Nuk e kupton qëndresën e qytetarëve, jeton në shtëpi të padeklaruara

20:05, 13/10/2019
A+ Aa A-

Pas deklaratës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i cili akuzonte PD-në se po përdorte fëmijët te protesta e Unazës së Re, vjen reagimi i sekretarit të përgjithshëm të selisë blu, Gazment Bardhi.

Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi shprehet ndër të tjera se, Lleshi nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama.

“Sandër Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara”, shkruan Bardhi.

Pjesë nga postimi i Lleshajt:

"Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës.

Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.

Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë:

Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz14/10/2019 15:27

Gjeneleshi Llesh Lesh Pershesh Kimiku, eshte thjesht nje ushtar i bindur i ushtrise se shpartalluar te Edver Taqi Mutacakut, ose gjeneleshi i ushtris se vdekur te ridhjerjes edviniste!

vera14/10/2019 00:11

Lleshi ,per shtepine e pare te paguj gjoben,ndersa e dyta,tu dorzohet femijeve me te raskapitur. Ketu duhet tu vihet pika dhe filmave te Lleshit,pra: via! Asht tejkalu masa e tolerimit ndaj Lleshit, qe me helmimin me gaz helmus.

Shto koment

Denonco