Basha mesazh mediave qeveritare: E drejta e protestës, më e shtrenjtë se e drejta e Ramës për të vjedhur me Bollinon

Basha mesazh mediave qeveritare: E drejta e protestës, më e shtrenjtë se e drejta e Ramës për të vjedhur me Bollinon

19:33, 13/10/2019
A+ Aa A-

Pasditen e sotme protestës së banorëve të Astirit u është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në fund të fjalës së tij, lideri i opozitës dha një mesazh edhe për pronarin e Report TV, Carlo Bollino.

Sipas Bashës, ky i fundit merr paratë e shqiptarëve përmes kryeministrit Edi Rama.

“Ta keni parasysh ju dhe media të tjera qeveritare, siç është Top-Channel, e drejta e protestës është e shenjtë. Banorët kanë njoftuar në mënyrë zyrtare policinë. Report TV paguhet me lekët e qytetarëve. Sepse, ka një kërkesë të banorëve për protestë, e cila është më e rëndësishme . Ka hierarki vlerash. Vlen më shumë se kërkesa për të vjedhur se Edi Ramës dhe Carlo Bollino etj.

Po të kishim Gjykatë Kushtetuese, do ta hidhe poshtë vendimin e një parlamenti me 82 deputetë dhe marioneta. Edhe Top-Channel paguhet me lekët e shqiptarëve. Hierarkia e vlera nuk mund të ndalojë protestën e banorëve”, u shpreh Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco