Hahn lëshon Ramën: Shqipëria me probleme, nuk duhet të dëmtohet Maqedonia

Hahn lëshon Ramën: Shqipëria me probleme, nuk duhet të dëmtohet Maqedonia

21:09, 11/10/2019
A+ Aa A-

Në një intervistë për gazetën Wiener Zeitung, Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Han, shprehet se Maqedonia e Veriut nuk duhet të dëmtohet vetëm se disa vende të BE kanë probleme me Shqipërinë.

Ai është optimist për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, por për Shqipërinë vetëm shpreson, që të marrë një dritë jeshile.

Han shprehet se për Shqipërin ka shumë kritika, por së fundmi e ka rënduar negativisht gjendjen, situata e brendshme politike dhe konflikti politik qeveri- opozitë.

I pyetur për shqetësimin se të dyja vendet duhet të vlerësohen veçmas, Hahn thekson se do të ishte më mirë të kishim një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse të dyja vendet marrin rekomandimin në të njëjtën kohë.

Pjesë nga intervista e z.Hahn:

Javën tjetër do të vendoset për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por parlamenti Holandez tani dëshiron të bllokojë fillimin e bisedimeve me Tiranën. Çfarë do të thotë kjo për kandidatët?

Unë jam shumë pozitiv për Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu shpresoj që Shqipëria të marrë përgjigje pozitive. Ekzistojnë më shumë kritika për situatën në Shqipëri nga shtetet anëtare të veçanta, e Komisioni jep një rekomandim për të dy vendet aderuese për të filluar bisedimet, bazuar në kriteret e përcaktuara nga vetë anëtarët.

Në rastin e Maqedonisë Veriore, zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë ka një ndikim pozitiv.

Ndërsa, në Shqipëri janë hasur disa probleme. Në Shqipëri ka probleme në situatën e brendshme politike, përfshirë konfliktin midis qeverisë dhe opozitës.

A mund të ndodhë që vetëm një nga shtetet (nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut) të hapë negociatat për në BE.

Teorikisht, kjo është e mundur dhe në përputhje me qasjen strategjike të negociatave të pranimit, në mënyrë që kandidatët të gjykohen në bazë të progresit individual që kanë bërë.

Por sigurisht do të ishte më mirë të kishim një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse të dy vendet përparojnë në të njëjtën kohë.

A mundet që Maqedonia Veriore të bjerë pre e zhvillimeve në Shqipëri? Franca është ende skeptike ndaj bisedimeve – dhe Hollanda thjesht ka konfirmuar qëndrimin e saj negativ.

Maqedonia Veriore nuk duhet të dëmtohet, vetëm sepse disa vende kanë probleme me Shqipërinë. Mund të jetë edhe anasjelltas: që Shqipëria përfiton nga zhvillimi pozitiv në Maqedoninë veriore dhe që të dy vlerësohen në mënyrë të barabartë në pikën fillestare. Një vit më parë, 25 Shtetet Anëtare dhanë miratimin e tyre dhe tre ishin kritike. Ndërkohë, Gjermania ka marrë një vendim pozitiv nga Bundestag, dhe shpresoj se do të jetë efektive edhe në Francë dhe Hollandë. Duhet mbajtur mend gjithashtu se negociatat nuk do të fillojnë menjëherë sidoqoftë dhe se procesi do të zgjasë me vite. Ajo që kërkohet janë standardet europiane.

A shpjegohen arritjet dhe mos-arritjet e vendeve kandidate për në BE në vende si Franca e Holanda? Cili është parametri i tyre matës?

Hapja e mundshme e negociatave merr kuptim kur aktorët në Bashkimin Europian janë të gjithë dakord. Por në disa vende ka shumë palë të interesuara në procesin e vendimmarrjes. Dhe vlerësimi i një aplikanti për anëtarësim shpesh bëhet në bazë të politikës së brendshme. Situata gjeostrategjike nuk është në plan të parë. Për shembull, rastet e krimit të organizuar ose kontrabanda droge mund të lidhen me Shqipërinë në mënyrë të thjeshtë dhe të përgjithësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/10/2019 21:53

O ty te shkerdhefshin qente e Sharrit te gjithe robt e shtepise! O legeni i BE!!! Ti erdhe dhjetra here ne Tirane dhe takoje Ramen dhe i thoje: Keshtu vazhdo, se po ecen me shpejt se Gjermania, keshtu vazhdo se po habit gjithe boten me ecurine e papare te Shqiperise ne rrugen drejt BE!!!!! I more parate Rames per keto deklarata idiote dhe tani po tall trapin me Ramen, por me teper me Shqiperine dhe popullin shqiptar. Talle bythen dhe i the jeni shkelqyer dhe tani ne vjeshte e ngelet mutin ne klase. Tani po thoni shpetoni Maqedonine e Veriut, pa lereni vari leshte Shqiperise. SHAME ON YOU! Fitove edhe ti disa qindra mijera euro nga parate e droges se Rames, tani po tall trapin me hajvanin tone!!!! Ne ketu jetojme dhe qeshnim me deklaratat tuaja idiote, qe i benit qejfin hajvanit dhe trushpelareve te rilindjes, por ndeshkuat paturpesisht popullin shqiptar me deklaratat tuaja mashtruese duke genjyer dhe mashtruar Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian per "perpparimin e papare te Shqiperise drejt reformave" Ju ndyresira e keni fajin!!!

Shto koment

Denonco