Meta pas takimit në Durrës: ‘Të ruhet qetësia, duhet koordinim i plotë me strukturat’

Meta pas takimit në Durrës: ‘Të ruhet qetësia, duhet koordinim i plotë me strukturat’

20:27, 21/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvillyar një takim me Prefektin e Durrësit, Roland Nasto, ku është njohur me situatën pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, ku epiqendra ishte në qytetin e Durrësit.

Gjatë prononcimit të shkurtër për mediat, pas daljes nga takimi me prefektin, Meta u shpreh se u njoh me situatën dhe foli për një koordinim të pushteteve dhe institucioneve për tu ardhur sa më shpejt në ndihmë banorëve të dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit.

‘Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të vëmendshëm ndaj mediave dhe me strukturat vendore. Për të bashkëpunuar ngushtë me ta dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe me vëmendja maksimale. Unë u njoha nga prefekti për punën që po bëjnë në terren dhe është e rëndësishëm që të evidentohet cdo dëmtim dhe të certifikohen pasojat. Mendoj se jemi në kushte e një vigjilence të vazhdueshëm, sepse jetojmë në një rajon problematik.Unë besoj se tani është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme  të punohet me një koordinim efikas me strukturat dhe me komunitetin”

Ndërkohë që Prefekti i Durrësit, Roland Nasto u shpreh

‘Situata në qarkun e Dibrës paraqitet e qetë. Nuk kemi dëmtime në njerëz. Qeveria, Presidenti dhe Bashkia janë bashkë për të minimizuar pasojat’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco