Balliu: Banorët e Unazës nuk kërcënohen nga tërmeti natyror, por nga tërmeti i korrupsionit

Balliu: Banorët e Unazës nuk kërcënohen nga tërmeti natyror, por nga tërmeti i korrupsionit

19:42, 21/09/2019
A+ Aa A-

“Sot banorët e Unazës në shenjë solidarizimi me shqiptarët nuk e bllokuan rrugën, por ata protestuan në trotuar për ti hapur rrugë emergjencave që mund të ketë në gjithë vendin për shkak të tërmetit”.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili edhe sot, së bashku me banorët e Astirit, kanë vijuar protestën kundër planit të qeverisë për shembjen e banesave.

Postimi i Klevis Balliut:

SOT ME HERONJTË E UNAZËS SË RE

Sot banorët e Unazës në shenjë solidarizimi me shqiptarët nuk e bllokuan rrugën, por ata protestuan në trotuar për ti hapur rrugë emergjencave që mund të ketë në gjithë vendin për shkak të tërmetit.

Ata protestuan sot në trotuar sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çdo të thotë të shkatërrohet shtëpia e të kërcënohet fëmija dhe familja.

Por banorët e Unazës nuk kërcënohen nga tërmeti që ta sjell natyra por nga tërmeti i korrupsionit, tërmeti krimit që e ka emrin Edi Rama.
Afa shprehen gadishmërinë për të ndihmuar qytetarët në nevojë.

Respekte për heronjtë e Unazës së Re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fakt21/09/2019 19:46

Kjo batuta e Klevisit shkon me shjme per teatrin kombetar, i cili rezistoi!

Shto koment

Denonco