Palmer: SHBA nuk ka partnerë qeveritë, por popullin shqiptar

Palmer: SHBA nuk ka partnerë qeveritë, por popullin shqiptar

23:00, 18/09/2019
A+ Aa A-

Mathew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor i tha Zërit të Amerikës se administrata amerikane mbetet e angazhuar në Ballkan.

Duke folur për Shqipërinë, Palmer shprehet se SHBA-të kanë partnerë të besueshëm dhe të përhershëm popullin shqiptar, pasi politika është politikë.

‘Aleatët tanë, partnerët tanë janë Shqipëria dhe populli shqiptar. Politika është politikë, por marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është e fortë dhe e qëndrueshme’, tha Palmer për Zërin e Amerikës.

Zëri i Amerikës: Të flasim për Shqipërinë, ku ndaj kryeministrit të tanishëm ka shumë kritika. Ç’mendim keni për situatën politike në Shqipëri?

Mattheë Palmer: Ne do të donim që ngërçi i tanishëm politik në Shqipëri të zgjidhej. Ne kemi një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë aktuale të Shqipërisë ashtu siç kemi pasur një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë e mëparshme.

Shtetet e Bashkuara nuk zgjedhin fitues dhe humbës në lojën politike, askund, dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku jam duke u përpjekur të bëj punën time. Ne punojmë me qeveritë që dalin përmes zgjedhjeve demokratike.

Ne i kuptojmë dëshirat e opozitës për të parë zbatimin e reformave dhe e mbështesim qëllimin e reformave. OSBE-ja ka bërë rekomandime shumë specifike në lidhje me reformën zgjedhore në Shqipëri. Ne do të dëshironim të shihnim një dialog midis qeverisë dhe opozitës për këto reforma, dhe, kur kjo marrëveshje të arrihet, do të dëshironim që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen mbi këtë bazë.

Ndërkohë, është e rëndësishme që Shqipëria të krijojë një Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që ajo të gjykojë mosmarrëveshjet që do të lindnin në sferën politike. Por, mbi të gjitha, dhe kjo është shumë e rëndësishme, populli i Shqipërisë mund të mbështetet tek miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara.

Aleatët tanë, partnerët tanë janë Shqipëria dhe populli shqiptar. Politika është politikë, por marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është e fortë dhe e qëndrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Profesori 19/09/2019 01:01

Shoku Palmer, ju jeni palma e fundit qe keni mbetur pa u thare nga kopshti helmatises i Xhorxh Sorosit. Ju dhe sorrat e tij ketu ne Shqiperi e rajon zgjodhet te promovonit dhe investuat ne dordolece dhe konkubina per interesat tuaja mafioze, por jo per kombin me amerikandashes ne bote, per te cilin tani ti shpreh nje lloj ndjese. Jo shoku Palmer ti dhe soji yt i ligesise nuk keni asnje lidhje me Ameriken dhe politikat e saja aq me pak me kombin shqiptar. Ti ke lidhje me llumin sllavokomunist shqipfoles dhe atij i ke sherbyer me zell , ti dhe putanat politike ketu ne Tirane i keni shkaktuar shume vuajtje ketij populli, per interesat tuaja Ju shkuat deri ne asgjesimin ne fakt te opozites ( vetem Musolini dhe Hitleri do ta realizonin) , ndersa tani baxhella juaj i kerkon doren opozites pasi ka marre ok- jin tuaj. Per Ju dhe sorrat e klanitsekt mafioz Sorros , qe e keni shtruar rrugen e karrieres suaj duke bere, ndotur glasa , la nje proverb filozofik anglez: sorrat i bejne glasat per te zezen e vet, ATO te shkretat nuk e dine , por keshtu ndodh ne jete...MOS te shkelte kemba ne Shqiperi, o sorre e fundit e politikes !

Daj Jaku18/09/2019 23:42

Keni një partneritet të shkëlqyer me "turpin e njerëzimit", i cili votoi kushedi sa herë kundër USA në Kombet e Bashkuara? Sigurisht që ju ka pallu me pare droge e trafiqesh personalisht, shto dhe atë shkinën që ke për gru e që ta fërkon kokën kur rri ulur.....

Shto koment

Denonco