Dekreti i 30 qershorit/ A ka marrë Ilir Meta një letër nga Kancelarja Merkel? Ja përgjigja

Dekreti i 30 qershorit/ A ka marrë Ilir Meta një letër nga Kancelarja Merkel? Ja përgjigja

21:24, 13/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, Presidenti Ilir Meta ka dhënë përgjigje edhe për diccka që diskutohet në rrethet politike që Meta ka marrë një letër falënderimi nga Angela Merkel pas anulimit të 30 qershorit.

‘Kancelarja Angela Merkel nuk është intelekutoria ime e drejtpërdrejtë. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin gjerman.

Me kancelaren kam pasur biseda. Jemi përshëndetur në Mynih, takime ndërkombëtare, shkëmbime letrash etj’, është shprehur presidenti Ilir Meta në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Keni shkëmbyer letra me Merkelin dhe ka një pretendim se jeni falënderuar për 30 qershorin?

Të gjithë në Europë dhe SHBA i dinë përpjekjet e mia për stabilitetin e Shqipërisë.

Veprimet e mia nuk i bëj për tu falënderuar nga askush. Unë falënderoj shumë qeverinë që ftoi OSBE-ODIHR për të vëzhguar zgjedhjet. Dua të falënderoj edhe OSBE-ODIHR për raportin shumë të qartë ku del edhe veprimet e presidentit që qartësuan shumë situatën. I gjithë raporti ëhstë një konfirmim i lëvizjes së presidenti për të nxjerrë dekretin dhe për të nxitur një marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/09/2019 21:34

Ne prisnim qe Meta do te pergjigjet drejtperdrejte, o Cim? Meta po hidhet, sa andej - ketej! Jo po bej detyren. Une kam marredhenie institucionale me BE dhe SHBA. Keto fjalime kemi ca vite qe i degjojme nga Meta. Asgje nuk po marrim vesh. Tani le te presim se si do t'iu pergjigjesh ti pyetjeve te Metes!!!

Shto koment

Denonco