Bllokimi i negociatave/ Takim Rama-Mitsotakis në New York

Bllokimi i negociatave/ Takim Rama-Mitsotakis në New York

21:40, 12/09/2019
A+ Aa A-

Edi Rama, dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të takohen për herë të parë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 24-27 shtator, në New York.

Lajmin e japin mediat greke, sipas të, kryeministri Mitsotakis pritet të takohet me homologun shqiptar, në një takim detajet e të cilit akoma nuk janë mbyllur apo konfirmuar nga zëdhënësi qeveritar, Stelios Petsas, por që konsiderohet i sigurt.

Takimi i kryeministrave të dy vendeve fqinje pritet me interes të madh, për ecurinë e negociatave dhe marrëdhënieve bilaterale, pas deklaratave të fundit të Mitsotakis për rolin e ri të Greqisë si fuqi stabilizuese dhe progresive, por nga ana tjetër për pengesën e integrimit të Shqipërisë në BE, nëse nuk respektohen të drejtat e minoritetit etnik grek në vend, i vetmi minoritet i njohur zyrtarisht, çështje ku qeveria e re greke nuk pritet të jetë aspak toleruese.

Përveç Ramës, kryeministri grek do të ketë takime edhe me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. 

Lajmi në mediat greke:

https://www.ethnos.gr/politiki/60489_pro-ton-pylon-synantisi-mitsotaki-zaef-sti-nea-yorki

https://www.thepressroom.gr/politiki/sti-nea-yorki-proto-tet-tet-mitsotaki-zaef

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco