Gazetarja i kthehet Ramës: ‘Boll me propagandën e shpifur, po na jepni libra të zhgarravitur’

Gazetarja i kthehet Ramës: ‘Boll me propagandën e shpifur, po na jepni libra të zhgarravitur’

17:57, 10/09/2019
A+ Aa A-

Gazetarja Entela Duka, nënë e dy vajzave në moshë shkollore, është ndjerë shumë e fyer dhe e indinjuar njëkohësisht nga propaganda e Ramës me librat falas, që në fakt janë libra të keqpërdorur të cilët u shiten brezave në vazhdim si libra falas nga qeveria e makiazhit të dalë boje.

Në një shënim në facebook, Duka shkruan se kjo është një propagandë e Ramës, pasi sipas saj, në fund të fundit libra të zhgarravitur po jepni.

Ndërsa më tej gazetarja shtron se librat e fëmijëve të saj do t’i blejë, duke argumentuar se këtë nuk e bën se ka para, por sepse ato që janë dhënë nga paraardhësit, në to janë të dallueshme punimet që kanë bërë.

“Ju lutem boll me këtë propagandën e shpërndarjes së librave falas, se në fund të fundit libra të zhgarravitur po jepni. Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer lëmoshat. Si një prind që kam fëmijë në shkollë unë do ti blej. Jo se kam para, por në tekstet e vajzave të mia kam konstatuar që pavarësisht se paraardhesit kane tentuar ti fshijnë përgjigjet jane të dallueshme. Më mirë po mbajmë çantën e vjeter e po blejme libra të rinj. Çka dhurohet nuk merret mbrapsht, se na i keni bërë edhe me fjongo”, shkruan gazetarja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco