VIDEO/ Çim Peka: E vërteta e 'atentatit' ndaj Bashës, në emisionin tim!

VIDEO/ Çim Peka: E vërteta e 'atentatit' ndaj Bashës, në emisionin tim!

12:21, 23/08/2019
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka, natën e djeshme ka ngritur edhe siparin e emisioneve politikë për sezonin e ri, duke marrë në intervistë në SYRI TV, kreun e opozitës Lulzim Basha. Ndërkohë që interesimi dhe auidenca e jashtëzakonshme ishte në pikun e vetë, që në minutat e para të emisionit “Çim Peka Live”, ndodhi një aksident njerëzor i cili më pas u shfrytëzua me “ngazëllim” nga mediat, që paraqiten sistematikisht në borderonë e Edi Ramës.

Ndërkohë që menjëherë pas `incidentit` Peka e ka cilësuar ndërprerjen “teknike” dhe i është rikthyer intervistës me Bashën, pas emisionit në orët e vona të natës, (nga mediat “rilindase” kishin shpërthyer abuzimet), ai bëri edhe një sqarim të shkurtër në faqen e tij në FB i cili më së shumti i drejtohej ndjekësve të shumtë të emisionit.

““Incidenti”!!! Igli, operatori në emision kaloi një gjendje lipotimie ku për pasojë u rrëzua dhe ra mbi kamera e ekranet e skenografisë. Tani është shumë mirë dhe gati për intervistën e radhës me Edi Ramën në studion e “SYRI Tv”...”, sqaron ai këtë aksident teknik, në emisionin “Çim Peka Live”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Many 23/08/2019 18:15

Publicitet free me te mire se kaq, te flasin te gjitha mediat per nje emision, nuk ka. Urime Iglit per gjetjen komerciale.

Shto koment

Denonco