'Shkodra'/ Gjekmarkaj: Basha të vërë një vijë të kuqe si me Teatrin. Katolikët të padisin Ramën për dëmtim imazhi

'Shkodra'/ Gjekmarkaj: Basha të vërë një vijë të kuqe si me Teatrin. Katolikët të padisin Ramën për dëmtim imazhi

16:04, 18/08/2019
A+ Aa A-

Kuotat e Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodrës në momentin qe po flasim janë shtat pash nën dhe!

Kështu shprehet në një analizë të tijën analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj.

Teksa i referohet rastit të Valdrin Pjetrit, kandidatit të PS për bashkinë Shkodër, që rezultoi i dënuar në Itali, Gjekmarkaj shprehet se, katolikët e Shkodrës duhet të padisin shefin e qeverisë për dëmtim imazhi për 6 vitet e qeverisjes së tij.

“Me presione tipike “rilindase”, joshje e propagandë mori vetëm 6% të votuesve! Një rekord ky i përbuzjes shkodrane!  Nuk po flasim këtu thjeshtë për katoliket të cilët tanimë do duhej simbolikisht ta padisnin shefin e qeverise për dëmtim imazhi ne këto 6 vite por për shumicën absolute te qytetarëve te Bashkise së madhe të Shkodrës”, shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj.

Analiza e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Kuotat e Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Shkodrës në momentin qe po flasim janë shtat pash nën dhe! Edhe para se ti ndodhte denoncimi nga opozita për çështjen  e Valdrin Pjetrit i kishte për mo zo ma keq!  Me presione tipike “rilindase”, joshje e propagandë mori vetëm 6% të votuesve! Një rekord ky i përbuzjes shkodrane!  Nuk po flasim këtu thjeshtë për katoliket të cilët tanimë do duhej simbolikisht ta padisnin shefin e qeverise për dëmtim imazhi ne këto 6 vite por për shumicën absolute te qytetarëve te Bashkise së madhe të Shkodrës!

Megjithatë kjo mazhorancë si kurrë më parë nuk pyet më në ka Kushtetutë apo ligje duke u sjelle defakto me logjikë junte! Absurdi nuk ka fund njësoj si marrëzia dhe kurajoja e Edi Ramës! Prej dy ditësh propagandojnë që këshilli bashkiak monist paska te drejte me zgjedhë nënkryetar bashkie! Kjo ben me qesh edhe qentë e macet e rrugës! Po nuk besuat dilni e shikoni si qeshin me piskame e kuturisje!

Me këtë logjikë nesër me vendim të këshillit të ministrave ditëlindjen e vet e shpall feste kombëtarë, Erjon Braçen shenjtor si Eleonoren, Gent Cakajn sadrazem e kështu radhë çudira pa fund! Mendjet e thara e te kripura me delir prodhojnë te tilla çmeritje te cilat do shoqërojnë portretin e Rilindjes kur te percillet drejt historise! Habi shkakton fakti sesi një njeri si Çesk Millja Prefekti i Shkodrës nje person i respektuar nga komuniteti ku punon, i cili e di fort mirë qe do e shesin sa hap e mbyll sytë nga i pari tek i fundit shndërrohet në kalores paligjshmërie ! Urdhri i Edi Rames nuk është parabol biblikë! Po sikur e jetë çmendur i gjati të gjithë do te çmenden?!

Te vihet ne rendin e dites palo keshillit vleshmeria e mandatit te Kryetarit te bashkise dhe per me teper zgjedhja e nenkryetarit nga ky keshill eshte dhune e pastër, thyerje e çdo barriere logjike njësoj si te hysh ne nje dyqan dhe te marresh kostumet qe te pelqejne, te mos paguash e ne fund t’i kepusesh edhe nje shpulle shitesit! Duhen supe te forta per te mbajtur danga e zhiga te tilla!

Por në Shkoder nuk testohet Edi Rama e as vartesit e tij te depersonalizuar! Ne qytetin e veriut testohet Opozita dhe Lideri i saj Lulzim Basha! Ajo dhe ai atje kanë humusin e tyre politik, mbeshtetjen absolute madje edhe te drejten morale para e sidomos pas dorëheqjes se Pjetrit per te çeshtejn e te cilit shkelqeu Gazmend Bardhi! Edi Rama edhe kur kandidon përballë vetes gjen kantidate me te shkuar te erret merret me mend kur ka opozitën përballë! Per Shkodren Lulzim Basha do duhej te adoptonte te njejten sjellje si ate per teatrin! Aty duhej vene nje vije e kuqe qe nuk behet llastik! Nese ka dhëmbë opozita duhet ti nxjerre per te mbrojtur nje qytet nga poshtërimi flagrant por edhe veten nga terheqjet e vazhdueshme! Nga Shkodra opozita dhe Basha mund te ndryshojne trajektoren e udhetimit te tyre politik! Atje po sharrohet me ngerdheshje shtylla kurrizore e shtetit, Kushtetuta! Atje Edi Rama ka vetem mercenare ndersa Lulzim Basha popullin por duhet ti prije per te mbrojtur aq pak sa ka mbetur prej demokracise shqiptare! Perdhunuesi serial i ligjit duhet ndaluar ose te gjithe ne me Bashen te parin e meritojme perdhunimin!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/08/2019 10:32

Shume e sakte, njerezore, burrerore dhe e drejte thirrja e Prof. Gjekmarkajt per opoziten dhe liderin e saj Basha. Kjo ngjarje vertet eshte testi i te gjitha testeve per opoziten per mbrojtjen e lirise, demokracise, kushtetutes dhe shtetit ligjor. I çmenduri duhet ndalur me çdo mjet! Ai po e provokon shume rende opoziten dhe popullin shqiptar. Po qe se ai i çmendur e kalon edhe kete test provokues, do te jete i pandalshem dhe i paperballueshem ne çmendurite e tij. Populli shqiptar vertet do te kthehet ne skllav te nje njeriu te vetem per shume vite. Ky do te jete nje shembull i keq dhe nje precedent teper i rrezikshem per kryeministrat e ardhshem. Shembulli me i keq, ku nje KM mund ta sundoje lehtesisht nje popull pa dinjitet qe blihet dhe perulet lehte dhe vetem me 5-6 oligarke dhe 10 kriminele!!! Koha nuk pret! Ku jane patriotet dhe intelektualet shqiptare?? Boll më me shkrime kritike dhe thirrje elektronike! Koha per veprim! E pate se çfare beri ai Kokedhina, pronari i lokalit në jug, kur iu cenua prova e vet private? U hodh si Vojo Kushi mbi tankun nazist! Po ju o popull çfare prisni kur po ju cenohet liria dhe neperkembet dinjiteti!!! Rama duhet shporrur sa me pare me çdo mjet!

Gramoz18/08/2019 17:54

Edver Taqi Pederasti edhte ai qe duhet perdhunuar derisa ti dale shpirti! Shkodra dhe shkodranet nuk pyeten per babain e Edverit, Enver dylberin e jo me ti friksohen Edver Taqi Mutacakut!

Daj Jaku18/08/2019 16:55

Përse artikullin e Zotit Gjekmarkaj e botoni ndërsa komentin tim para dy ditësh nuk e botuat, ndërkohë që unë thashë të njejtën gjë, veçse me tone më të forta në adresë të Lulit? Shkodra është baluardi i parë i antikomunizmit, por edhe i fundit që ka mbetur nga ripjellja e neokomunizmit. Aty do jetë prova e fundit e Lulit, e ka me gjithë mend apo si batuta e të madhit Ndrek Luca: " po kjo ishte lojë..". Vetëm se unë u shtyva pak më tej se Z. Gjekmarkaj, i bëra thirrje popullit antikomunist liridashës shkodran (pa dallim feje) të dalë i tëri (njëlloj si protestuesit e Teatrit Kombëtar) në mbrojtje të Bashkisë:(Kështjellës) të vetme të mbetur pa u pushtuar (dorëzuar) bajlozit (djallit) të kuq pa ndenjur në pritje se si do reagojë Luli mbas pilafit. Ndoshta unë bëj gabimin që e quaj Luli e jo Z. Basha, por duke qenë plak, sikurse babai i tij, kam lirinë ta quaj Luli, derisa të më bindi se u bë Zoti Basha me forcat dhe meritat e veta. Deri tani kam pritur, jo në heshtje e jo vetëm me cicërima, por kam dalë në çdo protestë e çadër që ka organizuar. Ndërsa tek protesta e TK kam dalë që nga fillimi, pa pyetur Lulin, me bindjen se ajo shkëndijë do ta ndezë fuçinë e barotit e cila do hedhë në erë ripjelljen komuniste. Edhe po nuk e publikuat, ani ska gjë, ndoshta nuk e kaloj çensurën e PD të kryesuar nga Luli. Edhe kur kritikoja dikur Jozefina Tapallin nuk i botonit, ndërsa tani i botoni. Kush të shan të do. Është më e vështirë ti bësh ballë furçeve, lavdërimeve se sa kritikave. Të fala Çim Pekës.

Shto koment

Denonco