Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Salvini e dëboi si ekstremist islamik, flet shqiptari: Ja arsyeja pse më larguan nga Italia

Salvini e dëboi si ekstremist islamik, flet shqiptari: Ja arsyeja pse më larguan nga Italia

22:04, 10/08/2019
A+ Aa A-

Muhamed Mekaca u dëbua pak ditë më parë nga Qeveria italiane nën akuzën se është pjesëtar i një organizate ekstremiste.

Për rastin e tij foli vetë  ministri Matteo Salvini, i cili e k konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në Facebook ku shkruante se ‘43 vjeçari me inicialet M.M, është dëbuar nga Republika e Italisë’

Mekaca i cili nuk ka pranuar të filmohet me kamerë, ka thënë se kjo i është bërë për shkak se pushtetarët italianë janë racistë.

Bashkë me të nuk u përzunë edhe tre fëmijët dhe gruaja e tij të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në Siena të Italisë, raporton Klan Kosova.

“Mendoj se u dëbova se jam praktikues i fesë islame, e kemi xhaminë dhe në të gjendet qendra kulturore ‘Restelica’, nuk e di pse. Në dekretin e zëvendës kryeministrit italian është thënë se unë jam i rrezikshëm për qytetarët në Itali. Unë nuk jam i rrezikshëm, nuk i përkas asnjë organizate dhe nuk e përkrah ISIS”, ka thënë i dëbuar Muhamed Mekaca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco