Arrestimi i Haradinajt, PD: Tronditëse ajo që bëri sot Franca

Arrestimi i Haradinajt, PD: Tronditëse ajo që bëri sot Franca

22:30, 04/01/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike e cilëson “tronditës” ndalimin e ish kryeministrit të Kosovës, Rramush Haradinaj, sot në Francë.

Kjo për faktin se ky ndalim është kryer me një flet-arresti të vitit 2004 të Serbisë dhe objekti duket se është aktiviteti i Rramush Haradinajt në luftën për çlirim të Kosovës.

Partia Demoktratike kujton se: Si zoti Haradinaj po ashtu dhe drejtues të tjerë të UCK janë ballafaquar me dinjitet dhe janë vlerësuar të pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare në kohë të tjera.

“As Haradinaj dhe asnjë luftëtar i lirisë së Kosoves nuk i janë trembur e shmangur drejtësisë, madje kanë mirëpritur çdo lloj hetimi për të provuar pastërtinë e luftës për çlirim të Kosovës”, thuhet në një njoftim të Partisë Demoktratike.

“Partia Demokratike nderon luftën heroike të popullit të Kosovës dhe drejtuesve të saj për liri e pavarësi. Partia Demokratike shpreh besimin se një drejtësi e pavarur europiane nuk mund të mos nderoje gjithashtu heronjtë e një populli në luftën për liri.

Partia Demokratike u kërkon autoriteteve franceze të sqarojnë sa më parë këtë situatë, duke theksuar se procedura të tilla burokratike dhe rudimentare përjetohen me shqetësim në hapësirën mbarëshqiptare pasi ato prekin një ndër faqet më krenare të historisë sonë, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, vijon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco