Gjyqtari që i dha mandatin kandidates së PS, i afërm i Endri Fugës

Gjyqtari që i dha mandatin kandidates së PS, i afërm i Endri Fugës

18:17, 19/07/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit.

Vërtetimi erdhi pas kërkesës për ta bërë këtë gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje, firmosur nga kryesocialisti Edi Rama.

Shorti i ra gjyqtarit Shpëtim Reka, i cili mori një vendim të ndryshëm nga kolegia e tij që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike përtej afateve.

Por sipas asaj që publikon ish kryeministri Sali Berisha, referuar mesazhit të një qytetari, gjyqtari në fjalë është i afërm i këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga.

“Narkogjykatësi Reka kushuri i Sugar Fugës”, shkruan Berisha, ndërsa fton të lexohet edhe mesazhi i qytetarit digjital.

“Doktor desha vetem tju informoja se qe gjykatesi qe dha sot mandatin ne durres, Shpetim Reka eshte djali xhaxhait te mamase se Endri Fuges, kjo eshte me se e sakt dhe per kedo qe ka dyshime eshte shume kollaji e vertetushme”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nderim Nexhipi 19/07/2019 19:58

I afrmi i Fuges thon, po aq e vogel sa eshte Shqiperia cdo njeri eshte i aferm me njeri tjetrin, ca lidhja ka i afrmi i Fuges kur e lejon ligji

giovanna19/07/2019 19:47

Mamaja eshte vajza Iljaz Reke !!

Shto koment

Denonco