Meta në Festën Kombëtare të Egjiptit: ‘Të gatshëm të përforcojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat’

Meta në Festën Kombëtare të Egjiptit: ‘Të gatshëm të përforcojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat’

22:06, 15/07/2019
A+ Aa A-

Presidenti Meta ka shprehur kënaqësinë e tij për praninë në pritjen e organizuar në Festën Kombëtare të Egjiptit të organizuar nga Ambasada në Tiranë.

‘Shumë i gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi, me të cilin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale, jo vetëm për rolin e pazëvendësueshem në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha, por edhe për veprimtarinë e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar si Thimi Mitko, Andon Zako Çajupi e Aleksandër Xhuvani, të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Të vendosur për të forcuar më tej këto marrëdhënie në të gjitha fushat, si dy vende mesdhetare mike.’ Shkruan Meta.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco