Reagon ashpër Fuga: Shqipëria drejt çmendurisë, politika po e masakron shkencën

Reagon ashpër Fuga: Shqipëria drejt çmendurisë, politika po e masakron shkencën

20:17, 15/07/2019
A+ Aa A-

Komisioni Parlamentar i  Medias miratoi sot projektligjin e Akademisë së Shkencave.

Projektligji kaloi përmes debatev, ndërsa kryetarja Fatjona Dhimitri tha se në draftin përfundimtar nuk janë reflektuar propozimet e bëra nga disa akademikë.

Duke e cilësuar mbledhjen farsë, Dhimitri braktisi punimet e komisionit

Por lidhur me këtë votim ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga shprehet me ironi se, deputetët tani po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit.

“Shqipëria drejt çmendurisë, politika shkruan shkencën! Politika po e masakron shkencën”, shkruan ndër të tjera akademiku Fuga në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

"Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Makswellit!

Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit të shkencës dhe kërkimit shkencor!

Shqipëria drejt çmendurisë,  politika shkruan shkencën !

Politika po e masakron shkencën!

Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet!

Dita e fundit ka ardhur!"

Projektligji i shumë debatuar dhe i kundërshtuar nga disa akademikë do të kalojë për miratim të enjten e 18 korrikut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/07/2019 23:43

Nuk kemi pse ti bejme te gjitha keto qe ju i nderuar akademik Fuga thoni, besoj eshte me e lehte te ngrihet populli dhe te lidhi te çmendurin Edver Taqi Bajgen dhe ta mbyllim ne çmendine!

Shto koment

Denonco