Pse Ilir Meta i shkruajti ambasadorit Soreca?

Pse Ilir Meta i shkruajti ambasadorit Soreca?

12:37, 03/07/2019
A+ Aa A-

Përtej toneve kordiale të komunikimit diplomatik, kundërpërgjigjja që Ilir Meta i bëri ambasadorit të BE pas thirrjes së tij për nisjen urgjent të dialogut ka një prapamendim të qartë. Më parë zoti Soreca pati deklaruar se: “Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Por nëntekti i qartë i presidenti është se kjo thirje po bëhet pas pilafit. Me një sërë pyetjesh gati retorike Meta kërkon se përse Soreka nuk e lëshoi kërkesën për dialig para 30 qershorit? Pse ai nuk e mbështeti nismën e kreut të shtetit? Pse ai nuk u ndie as kur parlamentarë të rëndësishëm gjermanë u veëofruan për të negociau dialogun?

Pas këtyre pyetjeve qëndron mendimi se ambasadorët e Tiranës e mbështetën Ramën drejt çmendurisë së tij për zgjedhje moniste, të cilat u vërtetuan edhe nga rezultati ku me gjithë manipulimet, shtimin e fletëve, morrakordimin e shifrave, votuan vetëm socialistët.

Por loja e ndyrë diplomatike nuk përfundon këtu.

Ambasadori Soreca u kujtua tani për dialog, kur Rama ka edhe gjithë parlamentin akaparoi edhe të gjitha bashkitë. Deri sa Rama nuk kishte mbërritur deri këtu qëndrimi diplomatik ishte: “këtë herë nuk ndërhyjmë në krizën Shqipëtare”. Vetëm pasi Rilindaj i mori të gjitha Soreca u kujtua të thërrasë dialog urgjent i cili e ul në tavolinë kryeministrin nga pozitat e forcës.

Pikërisht këtë hipokrizi donte të vinte në dukje Meta me pyetjet e tij diplomatike./lapsi.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t03/07/2019 12:58

Perveç prononcimit te Metes per axhenden e soros,ky prononcim tani per sorren e be eshte akoma me i goditur dhe ballafaques.Meta duhet vlersuar per keto perpjekje per zgjidhjen e krizes.Le te marre nje çik shembull luli qe i mungon forca pet tu perplasur me ata nderkombetare qe vetem heshten per krizen.Dhe ju te syrit dhe disa analiste vazhdoni ti krefni bishtin lulit se ai do behet km i ardhshem.

Kuksiani i djathte03/07/2019 12:58

Normal qe Soreka tani po ndihet, se perpara me gjithe skandalet e fundit qe nxori Bild! Soreka nuk gjendej se jane bashk ne krim me kryeministrin. Tani e ka kap paniku qe ne vend te sorosianit Junker pijanecin, ka ardh krahu i forte i Merkel , tani soreka ka friken e llogaridhenies , per situaten e krijuar ne Shqiperi dhe mbeshtetjen e nje aneshme qe ai i ka dhene Rames ne pushtetin e tij mafioz.

Ridhjeresi03/07/2019 12:55

Mustafa Kush? Njoh nje Muc Qelbesira.... po s'do jete ky

Shto koment

Denonco