Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mashtrimi i Cakajt/ Berisha i përgjigjet çirakut të Batonit: Injoranca nuk është argument...

Mashtrimi i Cakajt/ Berisha i përgjigjet çirakut të Batonit: Injoranca nuk është argument...

23:25, 01/07/2019
A+ Aa A-

Pas deklaratave të Gent Cakaj në “Opinion”, vjen reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, ministri i jashtëm në detyrë gënjehu teksa theksoi se, raportet e ndërkombëtarëve legjitimuan votimet monopartiake të 30 qershorit.

"Sonte në opinion ciraku e Baton Stanishiqit dhe Zografit Bis shpalli duke mashtruar demokratike farsen moniste të 30 qershorit madje ky sharlatan shkon edhe më larg dhe këtë vlerësim ja atribon edhe raporteve ndërkombëtare të cilat kurrë nuk kanë thënë dhe nuk mund ta thonë", shkruan Berisha. 

Reagimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:

Duke ndjekur Opinionin!

Miq, Injoranca non est argumentum

Sonte në opinion ciraku e Baton Stanishiqit dhe Zografit Bis shpalli duke mashtruar demokratike farsen moniste të 30 qershorit madje ky sharlatan shkon edhe më larg dhe këtë vlerësim ja atribon edhe raporteve ndërkombëtare të cilat kurrë nuk kanë thënë dhe nuk mund ta thonë 

Kjo sepse

1- Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, konkretisht,

-Protokollit 1 nenit 3 te kesaj Konvente qe,
- detyron qeverite firmatare te organizojne zgjedhje demokratike.
2-Gjykata e te Drejtave te Njeriut (GJENDNJ), garante e zbatimit te Konventes Europiane nga vendet anetare stipulon ne,
Vendimin e saj Dec.nr.9267/81 se:
3- E drejta per te zgjedhur alternativë e bene nje demokraci politike efektive.[ The right to alternative choice is what makes an effective political democracy 
Lidhur me kete çeshtje themelore per sistemin demokratik GJEDNJ ne vendimin e saj (Dec.nr.10547/07) stipulon:
4-E drejta e votes nuk eshte vetem procedurale.
[The right to vote does not have a procedural character]
Nisur nga ky konkluzion GJEDNJ stipulon:
5-Votuesi duhet te kete mundesine te ndikoje ne menyre thelbesore zgjedhjet.
[ The elector must have the possibility of affecting voting process(substantive) dhe se fundi,
GJDENJ ne vendimin e saj Dec nr 48555/10-2015 sanksionon se:
6- Procesi i votimit me 1 kandidat dhunon te drejten thelbesore apo thelbin e te drejtes te votes.
[Avotin process with 1 candidate Would violate the substantive right to vote].
Votimet me nje kandidat ishin ato qe shqiptareve iu ofroi per 45 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pasluftes dhe jane votimet qe ofron per koreano verioret diktatori i tyre. 
7- Zgjedhjet me nje kandidat per 57,3% te bashkive te Shqiperise qe ofron sot bastardi i eterve mizor, monstra e pluralizmit Edvin Kristaq Mafia, jane ne kundershtim flagrant me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike dhe dhunojne disa nga vendimet themelore te GJEDNJ Strasburg per zgjedhjet demokratike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco