Kërpaci: Refuzimi më i madh i Edi Ramës, nga të rinjtë e Shqipërisë!

Kërpaci: Refuzimi më i madh i Edi Ramës, nga të rinjtë e Shqipërisë!

21:51, 30/06/2019
A+ Aa A-

85% e shqiptarëve firmosën sot fundin e Edi Ramës. Kështë shkruan kryetarja e LRI dhe ish deputetja Floida Kërpaci.

Përmes një postimi në Facebook, Kërpaci shprehet se, refuzimi më i madh, kryeministrit i erdhi nga rinia e vendit.

Postimi i plotë i Floida Kërpacit:

I ra kryq e tërthor vendit dhe përfaqësive të huaja për të shpëtuar pushtetin, por njëzëri 85% e Shqiptarëve firmosën sot fundin e Ramës, refuzuan atë dhe partinë e mashtrimeve, varfërisë, largimit masiv të të rinjve dhe familjeve Shqiptare!

Refuzimi më i madh Edi Ramës i erdhi nga rinia e Shqipërisë!

Ishin të rinjtë, prindërit e tyre, qytetarët e ndershëm që i dhanë një grusht të fortë politikës së oligarkëve, krimit e korrupsionit!

Me mbështetjen mbarëpopullore të thirrjes Rama Ik, qytetarët vendosën për një Shqipëri që i përket të gjithë shqiptarëve e që ndihet si shtëpi ku ndërtohet e ardhmja!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco