'Elbasani në këmbë për të mbrojtur demokracinë'/ Hasa-Ramës: Ti dhe banda do të përgjigjeni shumë shpejt

'Elbasani në këmbë për të mbrojtur demokracinë'/ Hasa-Ramës: Ti dhe banda do të përgjigjeni shumë shpejt

21:58, 26/06/2019
A+ Aa A-

Elbasani e priti me protesta kryeministrin Edi Rama, që shoqërohet nga dhjetëra forca policie dhe të Gardës së Republikës.

Sipas ish deputetit të këtij qarku, Endri Hasa, Elbasani është në këmbë për të mbrojtur demokracinë.

“Elbasani është në këmbë për të mbrojtur demokracinë. Edi Rama vazhdon turpin me shpërdorimin e taksave të shqiptarëve dhe i tmerruar shoqërohet nga qindra trupa policore dhe mobilizon me dhunë administratën publike.

Edi Rama do përgjigjet shumë shpejt për çdo abuzim të tij dhe të bandës që e rrethon.
Demokracia do të triumfojë! #RamaIk”, shprehet ish deputeti Hasa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco