'Vota e shqiptarëve grabitet'/ Ish deputeti: Të gatshëm të përballemi me 'dhunuesit' e demokracisë

'Vota e shqiptarëve grabitet'/ Ish deputeti: Të gatshëm të përballemi me 'dhunuesit' e demokracisë

23:26, 25/06/2019
A+ Aa A-

Ish-kreu i PD në Elbasan, i cili u ndalua pas deklaratës “Le të ketë vëllavrasje më datë 30 qershor” tha se nuk tërhiqet nga ajo që ka thënë.

Ish deputeti Bylykbashi u shpreh se jetojmë në një realitet ku vota e shqiptarëve vidhet, grabitet dhe devijohet.

“Dy oficerë më kanë ndaluar për thirrjen time. Unë nuk i heq asnjë presje për atë që kam thënë. Por unë dua ta shpjegoj mirë atë deklaratë. Përpara se të jemi aktivistë politikë, jemi qytetarë. Unë mendoj se një shqiptar që ka interes më shumë se gardhi i shtëpisë së vet, absolutisht ne jemi një vend që duhet shqetësim.

Në një demokraci funksionale, duhet të ketë zgjedhje të lira. Nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje.

Nisur nga kjo që po ndodh në këtë vend, ku shqiptari nuk provohet të votojë i lirë, duke ia deformuar votën, unë mendoj se edhe një qytetar i thjeshtë duhet të jetë i shqetësuar me këtë që po ndodh. Unë mendoj se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë, zgjedhje ku vota vidhet e grabitet nga pushteti s’mund të ketë asesi”, tha Bylykbashi.

Ish-kryetari i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi është shoqëruar në Polici në lidhje me deklaratën e një dite më parë ku tha se nëse demokracia ka nevojë për trupat e shqiptarëve, ai së bashku me mbështetësit e selisë blu dhe qytetarët do të jetë gati në çdo kohë për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai tha se të dielën mund të këtë edhe përplasje civile, ndërsa theksoi se PD-ja është e gatshme të përballet me “dhunuesit” e demokracisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bona26/06/2019 02:28

Hallall. Ne fakt perballja me keta plera te pagdhendur duhej te ishte bere qe ne fillim te demokracise, besoj se pikerisht mkslerballja e atehershme solli kete katrahure tranzicioni ku keta plehra kelyshe komunistesh kane luantur nje rol vendimtar teresisht negativ. Sidoqofte fjala e urte popullore thote me mire vone se kurre. Thjesht shpresoj te mos genjehemi e te besojme prap se kelysjet komuniste do behen dele. Ti japim ate qe meritojne se po e kerkojne hapur.

Askushi 25/06/2019 23:37

Shqiperise i duhen dhe disa Bylykbash te tjere.

Shto koment

Denonco