‘Burgjet janë përmisuar shumë’/ Kapexhiu: ‘PS do votojë të vetët më 30 qershor, situata alarmante’

‘Burgjet janë përmisuar shumë’/ Kapexhiu: ‘PS do votojë të vetët më 30 qershor, situata alarmante’

22:59, 25/06/2019
A+ Aa A-

Aktori Bujar Kapexhiu është një nga artistët e parë të cilët iu është përgjigjur hashtagut Edhe unë, ku bëhet thirrje për mbrojtjen e demokracisë dhe mos lejimin e voteve në 30 qershor.

I ftuar në emisionin “Tempora” në Ora Neës u shpreh se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por në rastin më të mirë të mundshëm do votojë PS me të vetët.

Kapexhiu theksoi se ne nuk kemi qenë asnjëherë në këtë gjendje.

Kapexhiu: Në të vërtetë janë votime nuk janë zgjedhje. Votojnë PS me të vetët, ndoshta për të parë se sa kontigjentë ka, sepse për të zgjedhur aty nuk kanë çfarë të zgjedhin. Kanë vënë nga një person në çdo fletë. Ata që do shkojnë nuk do të zgjedhin, por të imponuar do të vendosin votën për atë njeri.

Meço: Ju ka surprizuar numri i njerëzve të bashkuar me hashtagun e famshëm "edhe unë", të asaj fushate që ju ka ju simbol të sajin?

Kapexhiu: Akoma më duken pak. Do doja shumë me tepër. Njerëzit kanë filluar të jenë të kthjellët dhe kanë filluar të kuptojnë drejt.

Meço: Jeni shprehur i gatshëm të bëni burg.

Kapexhiu: Burgjet janë rregulluar shumë kam dëgjuar. Jetohet mirë. Ushqimi është gratis, me aktivitete mbushur.

Çipa: Fjalët e dëgjuara nuk janë gjithmonë të vërteta.

Kapexhiu: Edhe propaganda që bëhet për burgjet është me shumë përmirësime.

Ne jemi në gjendje alarmante, jemi në krizë. Jemi në një kohë që kurrë nuk ka qenë ndonjëherë kështu

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco