Basha: Beteja ka një përfundim të sigurtë, fundin e regjimit autokratiko-kriminal të Ramës! Pas takimit me znj. Leyla Moses-Ones në selinë e PD, Të Ngarkuarën me Punë të ambasadës amerikane në Tiranë

Basha: Beteja ka një përfundim të sigurtë, fundin e regjimit autokratiko-kriminal të Ramës!

11:43, 25/06/2019
A+ Aa A-

Nga deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot:

"As kam komentuar, as kam ndërmend të komentoj takimet me përfaqësuesit e përfaqësive të huaja në Tiranë, apo me partnerët e mi të huaj, kudo ku janë, me të cilët jam në kontakt të vazhdueshëm. Tani, konfirmimi është i qartë dhe i printuar, e zezë mbi të bardhë, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do të përpiqet t’i rikthejë shqiptarët në kohën e zgjedhjeve njëpartiake, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e krimit të organizuar.

Kjo nuk ka për të ndodhur, shqiptarët janë më të vetëdijësuar dhe më të vendosur se kurrë, për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur pluralizmin, dhe do ta bëjmë këtë masivisht, sot, nesër, pasnesër me 30 qershor, me 1 korrik sado që të zgjasë kjo betejë, e cila ka një përfundim të sigurt, fundin e regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës.

30 qershori e ka një kuptim. 30 qershori e ka një domethënie. 30 qershori është dita ku nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco