FOTO/ Reagon Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra e vajza

FOTO/ Reagon Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra e vajza

16:58, 23/06/2019
A+ Aa A-

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Mat dhe Shkodër, ku dhuna policore dhe gazi lotsjellës nuk kurseu as gratë, ka sjellë reagimin e ndërkombëtarëve.

Forumi i Grave i EPP-së, Partive Popullire Europiane, u bën thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të veprojnë ndaj arrestimit të grave në Shqipëri dhe përdorimit të gazit lotsjellës ndaj fëmijëve.

Në mbledhjen e fundit, të mbajtur në Tallin të Estonisë, merrte pjesë edhe kryetarja e Gruas Demokrate, Albana Vokshi.

Sipas saj, “Forumi i Grave të PPE mbledhur në Tallin, Estoni, është tejet i shqetësuar reth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të veprojnë!”.

Ja çfarë shkruan Albana Vokshi në postimin e saj:

Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), thirrje Institucioneve të BE-së: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza!

“Forumi i Grave të PPE mbledhur në Tallin, Estoni, është tejet i shqetësuar reth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të veprojnë!! #Albania #demokraci #eppwomen #AlbanaVokshi#dpa AlbanianDemocratic Party”

Në takimin e rradhës së Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e vecanërisht dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit.

Ditët e fundit, Kryeministri Rama i demaskuar në media për manipulimin e rezultateve zgjedhore të 2016-2017, arrestoi gra politikane, mes tyre deputetja Dhurata Çupi dhe Kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata. Ndërsa në Shkodër,?Kryetarja e Bashkisë u rrethua nga forcat speciale, ndërkohë që në qeli mbahej i burgosur politik deputeti i Shkodrës Bardh Spahia. Kërkova mbështetjen e Forumit të Grave te PPE-së për të sensibilizuar të gjithë faktorin ndërkombëtar për rrëshqitjen e Shqipërisë në Diktaturë!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco