Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Arrestimi i opozitës si kurrë më parë, regjimi është në grahmat e fundit!

Arrestimi i opozitës si kurrë më parë, regjimi është në grahmat e fundit!

10:38, 20/06/2019
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi.

Arrestimi i djeshëm burracak i Bardh Spahisë pason atë të kryetarëve të PD Prrenjas e Librazhd, Arjan Karriqit e Bujar Vretos. Po t’i shtosh këtu emrat e të shoqëruarve, lista bëhet shumë e gjatë.

Si kurrë më parë pëgjatë këtyre viteve demokraci, kërkohet arrestimi i opozitës. Regjimi është në grahmat e fundit dhe aktet e tij shpejtojnë rrëzimin e zhurmshëm. Por askush mos ta mendojë se kjo është vetëm një rastësi.

Gjenitali gjenial që drejton çetën e penisëve e kishte në projektet e tij vendosjen e një regjimi “çunash” që fjalorin e rrugës e kanë mësuar në moshën 30 vjeç dhe e përdorin atë në mënyrë frekuente, për të treguar se janë pjekur. Këta “çunat” të bërë njësh me “çunat” e krimit që zbuluan dashurinë për kollare pas të 45-ve, do ishin elita politike e regjimit, nëse sot qytetarët e Opozita e bashkuar nuk do ishte në këmbë.

Me hajdutërinë si flamur e banalitetin si himn, ata kërkonin të instalonin Rilindjen që donin. Sot, demaskuar para botës, po përjetojnë fundin që përgatiten me fanfara, zhurmë e pompozitet gjashtë vite më parë. Shqipëria po shpëton nga një tjetër murtajë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco