Ishte nisur drejt emisionit televiziv/ Bardh Spahia ndalohet live nga policia

Ishte nisur drejt emisionit televiziv/ Bardh Spahia ndalohet live nga policia

21:54, 19/06/2019
A+ Aa A-

Ish deputeti i PD-së Bardh Spahia është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim, ndërsa Top Channel ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij.

Ish-deputeti i Shkodrës në një lidhje direkte në emision, u pyet nga gazetarët nëse ai ishte në dijeni se po kërkohej nga policia pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë, 'unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri'.

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim.

Spahia tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Lali19/06/2019 23:23

    Te vjen neveri nga keto veprine per dy arsye shume te forta e te renda. E para, kjo ngjarje tregon qe te gjithe drejtuesit e cdo niveli ne pd jane nen pergjim nga policia dhe e dyta kjo ngjarje me shume duket edhe e kombinuar me ttv top channel

    Shto koment

    Denonco