Policia rikthehet në KZAZ nr. 2 në Shkodër, sërish përplasje me bashkinë

Policia rikthehet në KZAZ nr. 2 në Shkodër, sërish përplasje me bashkinë

10:21, 18/06/2019
A+ Aa A-

Edhe ditën e sotme në qytetin e Shkodrës punonjës të bashkisë, nuk kanë lejuar policinë që të hyjë në KZAZ nr. 2, për ta hapur atë me rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Drejtuesit e bashkisë së këtij qytetit, pretendojnë se po zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili i ka anuluar këto zgjedhje, ndërkohë pala tjetër i bindet vendimit të KQZ.

Edhe mëngjesin e sotëm punonjësit e bashkisë që kontrollohet nga Partia Demokratike janë përplasur me policinë, duke u thënë se godina është në pronësi të Bashkisë dhe se nuk do të lejohet të përdoret si KZAZ, përderisa zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar.

Një ditë më parë pati edhe përplasje fizike në këtë KZAZ, ndërkohë që edhe sot nuk kanë munguar shtyrjet mes punonjësve të bashkisë dhe policëve.

Një ditë më parë Voltana Ademi i kërkoi policisë ta ndihmonte për të zhvendosur KZAZ-të, por duket se policia kërkon ti marrë në kontroll.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera18/06/2019 12:47

Polici injorante,nuk njef edhe ligje themeltare,as gjanat qe bejne muuu!

Shto koment

Denonco