FOTO/ Si festonin Rama, Tahiri, Dako dhe Klosi në dasmën e Avdylajve

FOTO/ Si festonin Rama, Tahiri, Dako dhe Klosi në dasmën e Avdylajve

23:13, 16/06/2019
A+ Aa A-

Teksa Peter Tiede dhe gazeta gjermane “Bild” kanë njoftuar publikimin e 16 audio-përgjimeve të reja, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqen kryeministri Edi Rama së bashku me ish-ministrin Salimir Tahiri, kryebashkuan e Durrësit Vangjush Dako dhe ministrin Blendi Klosi duke festuar.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, në këtë foto Rama bashkë me ish-ministrat dhe ministrat është duke festuar në dasmë tek Avdylajt, të cilët përmenden në përgjimet për blerje votash.

“Një foto historike për narkoshtetin apo shtetin e mafies së drogës! Edvin Avdyli, Gjush Avdyli, Blendi Avdyli, Sajmir Avdyli festojnë në dasëm tek Avdylët!”, shkruan mbi foto ish kryeministri Sali Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco