Rama deliron nga Patosi/ Negociatat me BE-në janë shumë afër

Rama deliron nga Patosi/ Negociatat me BE-në janë shumë afër

19:07, 14/06/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim elektoral në Patos.

Sipas tij, tashmë rruga drejt 30 qershorit është vështirësuar.

“Unë e di që juve këtu nuk ju ka sjellë vetëm fakti se në 30 qershor ne kemi zgjedhjeve vendore, por edhe fakti se rruga drejt 30 qershorit është komplikuar, për shkak të anormalitetit që kanë krijuar kundërshtarët tanë politik. Për shkak të anormalitetit që vijon prej kohësh tani më dhe që buron qoftë nga frika e tyre për tu përballur me PS-në në zgjedhje, pasi e dinë se nuk fitojnë dot, qoftë edhe nga paniku i tyre për faktin se negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian janë shumë afër”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë  i quajti kundërshtarët si të pabesë, që kanë punuar kundër negociatave.

 “Çelja e negociatave për të gjithë ata që duan të kuptojnë se ku lidhet lufta hileqare dhe krejt e pabesë e kundërshtarëve tanë me vetë Shqipërinë, janë, pra negociatat, bisedime me BE dhe Shqipërisë, që çelen me dy kapituj në tryezë, që janë kapitujt e drejtësisë”, deklaroi kryeministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco