Kreu i FRPD-së: Zgjedhjet pa rivalë jetike për Veliajn! I duhen kullat me paratë e krimit

Kreu i FRPD-së: Zgjedhjet pa rivalë jetike për Veliajn! I duhen kullat me paratë e krimit

18:10, 14/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi në një koment në profilin e tij në facebook ka sulmuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe dëshirës së këtij të fundit për të shkuar në zgjedhje i vetëm.

Sipas Këlliçit, “Erion Veliaj që vazhdon të ngrejë perandorinë e tij të parave të krimit e korrupsionit mbi gjakun e Ardit Gjoklajt, e ka jetike të kandidojë i vetëm me 30 qershor. Kjo është e vetmja mënyrë që ai të vazhdojë të vjedhë, të shkatërrojë hapësira të gjelbra, të ndërtoje kullat ku pastrohen paratë e krimit e të shkatërrojë Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e drogës.”

‘Kryemashtruesi i Tiranes do mbahet mend per propaganden, rritjen e taksave, rritjen e tarifave, rritjen e cmimit te ujit, vendosjen e tarifave te cmendura per parkingjet e kryeqytetit e ceshtje me te renda si genocidi ndaj femijeve e te moshuarve te bregut te lumit, te cileve u hodhi gaz lotsjelles ne 4 te mengjesit qe tu vidhte pronen per kullat e oligarkeve. Te njejten gje po ben ne zonen e ‘Unazes se re’ ku do te zhvendose lumin e lanes, ku do te nxjerre ne mes te rruges 300 familje, per kullat shumekateshe te mikut te tij e Taulant Balles, trafikantit Edmond Bego.

Pseudo politikane te tille duhet te mbeten si e shkuara e hidhur e historise tone pluraliste. Ne Shqiperine si Europa, politikane te tille do te ishin pas hekurave’, shkruan Këlliçi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco