‘Meta mori rolin që i takonte’, Ndoka në Syri Tv: ‘Largimi i Ramës e vetmja zgjidhje’

‘Meta mori rolin që i takonte’, Ndoka në Syri Tv: ‘Largimi i Ramës e vetmja zgjidhje’

16:22, 12/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, nga studio e Syri Tv, duke komentuar situatën politikë të vështirë ku është zhytur vendi, tha se e vetmja zgjidhje në këtë moment është largimi i Edi Ramës

“Për hir të realitetit kjo është një extra situatë politike, krejt ndryshme nga ato të mëparshmet. Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje, që ka vetëm një kërkesë, ndryshe nga herët e tjera që kishte disa kërkesa. Largimin e Edi Ramës, që është kapur duke vjedhur zgjedhjet me prova të faktuara, me media ndërkombëtarë, me prova të kapura nga Prokuroria që i ka certifikuar si të vërteta. Rama është kapur skandal më skandali duke vjedhur dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë që edhe media e huaj thotë që është një qeveri që është kapur duke vjedhur.

Ndërkjohë që sot kemi një person q e ka bllokuar demokracinë edhe të Partisë Socialiste duke i kthyer deputetët e saj në numra

Që ka prirje të një personiazhi autoritar me shenja diktatoriale edhe brenda për brenda Partisë Spocialiste. Ka edhe brenda PS-së që kërkojnë që të ndryshojnë kurs

Për fatin e keq arsyeja nuk triumfon aty sepse Rama e ka shkelur demokracinë me kembë.

Numrat në Parlament i ka blerë, gjoja opozitarë që rrezikojnë edhe Presidentin.

E ardhmja e tyre politike është në duart e këtij personazhi dhe në këto kushte e ka ndryshuar Partinë Socialiste.  Kjo është një parti e konsumuar komplet”

I pyetur se si e ka pritur vendimin e Presidentit të Republikës. Ndoka tha se “Tashmë Meta ka marrë një rol edhe për faktin që në kemi pritur që problemet tona ti zgjidhin ndërkombëtarët. Ne e kuptojmë se çfarë vështirësish ka Presidenti i Republikës me atë mazhorancë/

Rama duhet ta kuptojë se pa ikur ai nuk ka për të pasur qetësim, ju po e shikoni në çdo shesh, në  çdo stadium ka një thirrje Rama ik, varet se sa ky personazh do vazhdojë në aventurën e vet,”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco