Letrat e Ramës, Ndoka: Kryeministri është për Guinness, thirrjet e tij janë dëshpëruese

Letrat e Ramës, Ndoka: Kryeministri është për Guinness, thirrjet e tij janë dëshpëruese

10:29, 28/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ishte i ftuar në ”A2 Cnn”, nga ku foli për aksionin opozitar dhe ftesat për dialog të Kryeministrit Rama ndaj kreut të opozitës, Basha.

Për Ndokën, letrat nuk janë serioze, por me një sens tallës. Ai thotë se Kryeministri është për Guinness, pasi sipas tij, i ka shkruar 6 letra vetes.

“Kemi një kryeministër cinik, akuzues, shantazhues, por edhe me një sens tallës në letrat e tij. Ato do t’i përkasin tashmë historisë së kryeministrit tonë. Madje, ai do të futet edhe në librin Guinness, pasi është i vetmi kryeministër që i shkruan 6 letra vetes së tij pa marrë asnjë përgjigje”, tha Ndoka.

Kreu i Partisëdemokristiane shkon edhe më tej, duke thënë se thirrjet e Ramës për dialog janë edhe antikushtetuese. “Ai është keq. Unë e kuptoj situatën e tij. Madje është shumë rëndë në aspektin politik, por edhe në aspektin moral e njerëzor. Thirrjet e tij janë dëshpëruese. Madje, në thelb janë edhe antikushtetuese. Ai i drejtohet një opozite që e ka quajtur opozitë rruge. Ai duhet t’i drejtohej asaj të Hajdarit apo Patozit”, tha Ndoka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco