Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ ‘Kcimi i Tropojës’ të jetë pjesë e UNESCO-s’, Meta: Krenarë për këtë thesar të trashëgimisë tonë kulturore

FOTO/ ‘Kcimi i Tropojës’ të jetë pjesë e UNESCO-s’, Meta: Krenarë për këtë thesar të trashëgimisë tonë kulturore

20:41, 26/05/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Bajram Curri ku mori pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar “Kcimi i tropojës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se, duhet të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të cilat duhen ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi.

“Shumë i emocionuar të merrja pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar "Kcimi i Tropojës". Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. Organizimi i festivaleve të tilla jep një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë qëllim. 

Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat kaq patriotike, krenare dhe fisnike të Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s, trashëgimisë kulturore botërore”, shkruan Meta në postimin e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco