‘Ishte tallje me shkrim’, Shehi për ftesën e Ramës për dialog: Basha nuk ka kosto nëse i thotë ‘Jo’

‘Ishte tallje me shkrim’, Shehi për ftesën e Ramës për dialog: Basha nuk ka kosto nëse i thotë ‘Jo’

22:35, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i LZHK-së e ka cilësuar si një tallje me shkrim letrën publike që Rama i ka çuar sot kryetarit të Partisë Demokratike ku e ftonte këtë të fundit për dialog

Sipas Shehit, tani nuk janë kushtet për dialog me Ramën dhe vetë ai e ka thënë në fund të letrës se “shpresat janë të vobekëta”.

‘Unë nuk shoh asnjë shprese tek ajo leter. Nuk është e mjaftueshme kjo për të bërë negociata pasi kemi 3 muaj jashtë parlamentit.

Ne kemi kërkuar të largohet ky zotëria (Rama) nga qeveria. Ai s’ka qenë i zoti të vetëpërmbahet dhe nuk e ka kursyer ironinë në këtë letër.

Basha nuk ka asnjë kosto nëse i thotë Jo Ramës. Ky takim duhet të jetë pas 30 qershorit.”, tha Shehi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco