FOTO/ 'Qëndresë që nuk harrohet', ish-deputeti publikon shifrat e mizorisë komuniste mbi Shkodrën

FOTO/ 'Qëndresë që nuk harrohet', ish-deputeti publikon shifrat e mizorisë komuniste mbi Shkodrën

21:59, 20/05/2019
A+ Aa A-

Të gjithë ata që sakrifikuan jetën, lirinë dhe të drejtat e tyre gjatë ish regjimit komunist nga sot do të kenë në Shkodër një memorial kombëtar, si simbolikë e kujtesës së tyre të përhershme.

Ky memorial i kujtesës e bën të paharrueshme qëndresën e Shkodrës dhe shkodranëve përballë mizorive.

Kështu shkruan ish-deputeti i PD për Shkodrën, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, ai jep edhe shifrat se sa të pushkauar e të burgosur politik ka patur qarku Shkodër.

Ja çfarë shkruan ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia:

SHKODRA E QENDRESES QE NUK HARROHET

Një memorial për të nderuar qëndresën e Shkodrës, që kurrë nuk iu përul persekutimit të egër komunist ndër dekada. Nuk harrohen 601 të pushkatuar në qarkun tonë, 2846 të burgosur politikë, 136 që humbën jetën në burgje e 1924 të internuar politikë. #Mirënjohje#NukHarrojmë

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco