Kryebashkiaku socialist nderon dhe i ngre bust anëtarit të komisionit të internim-dëbimeve

Kryebashkiaku socialist nderon dhe i ngre bust anëtarit të komisionit të internim-dëbimeve

18:42, 19/05/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, në një ceremoni zyrtare, Bashkia e Maliqit përuroi bustin e Teki Kolanecit, ish zv/ministër i Punëve të Brendshme gjatë komunizmit.

Madje në komunikimet mediatike, kjo bashki e përmendte me gradën e kohës së diktaturës, duke e quajtur edhe “Hero i Popullit”.

Por lidhur me këtë ngjarje ka reaguar studiuesi dhe arkivisti Kastriot Dervishi.

Sipas këtij të fundit, Kolaneci, përveçse zv ministër i diktaturës, ka qenë edhe pjesë e komisionit të internim-dëbimeve.

Ja çfarë shkruan Kastriot Dervishi:

Bashkia e Maliqit, e molepsur deri në palcë me komunizëm, afër vendit ku janë ekzekutuar në vitin 1946 inxhinierët që po punonin për tharjen e kënetës së Maliqit, vendosi bustin e ish zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe ish anëtarit të Komisionit të Internim Dëbimeve, të diktaturës komuniste, Teki Kolanecit. Madje në komunikimet mediatike, kjo bashki e përmendte me gradën e kohës së diktaturës. Le të kujtojmë diçka. Me dekretin nr.2116, datë 8.8.1955 Presidiumi i Kuvendit Popullor emëroi Komisionin e Internim Dëbimeve pranë MPB-së të përbërë nga Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziçisht, Delo Balili, Teki Kolaneci, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari dhe Qamil Mane. (Deri tani asnjë nga anëtarët përveç Tekiut nuk ka bust). Të gjithë me grada nga gjeneralë, kolonelë, nënkolonelë e major. Në relacionin përkatës, të datës 5.8.1955, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, i propozonte Presidiumit të Kuvendit Popullor për anëtar të komisionit, gjeneral-majorin Teki Kolaneci (drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Ndjekjes në MPB), pasi përfshirja në këtë komision do ta ndihmonte shumë punën e tij.

Në të gjitha ligjet e gjenocidit në Shqipëri të viteve 1995 apo 2008, ligjet e reformës në drejtësi, cilësia anëtar i Komisionin të Internim-Dëbimeve, është përjashtuese për funksione shtetërore. Për arsye moshe, dihet që askush nga ish anëtarët e komisionit në fjalë nuk është i mundur të marrë detyra shtetërore. Shumë nga ata kanë vdekur, ndërsa të tjera janë në pension. E vetmja arsye që mund të na bëjë të ndjeshëm është ajo morale. “Mbetet i lavdishëm, gjeneral i provuar dhe hero” - thoshte në faqen e saj në fb, Bashkia e Maliqit. Ndërsa familja e të përmendurit “nderoi” me “dekoratë” kryetarin e bashkisë. Pra përtej një ceremonie qokash, hera e parë që familjet kthenin reston duke “dekoruar” kryetarin e bashkisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi22/05/2019 21:54

50 vjeç paska ngordh qeni...

Oli22/05/2019 06:59

Populli duhet ti sikterise arkitektet e rilindjes se varferise se ekonomise e demokracise

Daj Jaku21/05/2019 12:16

Në Gjermani burgoset dhe denigrihet kush përmend Hitlerin dhe nazistët për ndonjë vepër të mirë, prandaj edhe u demokratizua Gjermania. Shqipërisë i ka hyrë virusi i SIDA -s komuniste dhe nuk ka derman, sepse virusi i SIDA-s vdes bashkë me organizmin e infektuar.

Altjer Xhaferi21/05/2019 11:26

klani i hoxhes po vjen perseri per ata qe nuk e kane kuptuar duhet ta kuptojne........

gramoz20/05/2019 18:24

Eshte e vertete qe djali ketij kriminelit qe monstra e bashkise se Maliqit, i ka ngritur bustin, eshte Klement Kolaneci dhendri i Enver dylberit, por vetem dhender ne hije, se Pranvera buçja nuk pranonte penis posht 30cm.

krist20/05/2019 01:45

Djali i Tekiut,ka qene dhenderi i Enverit,Arkitekti i Piramides per Enverin,bashkeshorti i Pranvera Hoxhes.

E. Verteta 19/05/2019 20:48

Konunizmi kure nuk u largua nga ai vend

Shto koment

Denonco